Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës. 

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka uruar popullin turk për këtë ditë të veçantë, Ditën e Republikës. 

Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e shtetit të Turqisë  ndaj Republikës së Kosovës, e në veçanti mbështetjen për ekonominë e Kosovës.

KONKURS – Ese mbi kursimet Guvernatori Mehmeti dhe delegacioni i BQK-së përfunduan pjesëmarrjen në takimet vjetore virtuale të FMN-së dhe BB-së
Skip to content