JNP-1-003-1-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, uron të gjithë fëmijët për festën e tyre më të rëndësishme, 1 Qershorin.

Kosova ka fatin e madh që ka fëmijë shumë të talentuar dhe të interesuar që të fitojnë sa më shumë dije, sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shumë vjet që i kushton rëndësi të madhe, edukimit të fëmijëve në edukimin financiar.

IMG_8314-003-2-1024x683

“Situata e krijuar pas paraqitjes së virusit COVID-19, ka kufizuar angazhimin tonë në realizimin e të gjitha aktiviteteve që i kemi paraparë. Nën masa të mbrojtjes nga virusi, arritëm të organizojmë Javën Ndërkombëtare të Parasë, ku kemi ndarë çmimet për esenë më të mirë, me temën e edukimit financiar. Ndërkaq, ligjëratat janë mbajtur në formë virtuale. Mbesim me shpresën që viti i ardhshëm të na mundësojë që të organizojmë aktivitetet tona, të cilat kanë për qëllim të rritin nivelin e njohurive të fëmijëve rreth parasë dhe financave”, thuhet në urimin e Guvernatorit.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall për herë të parë në Gjenevë para 96 vjetësh, në Konferencën Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në vitin 1925.

Guvernatori Mehmeti uron Ambasadorin e Italisë për Ditën e Republikës Guvernatori Mehmeti u prit në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
Skip to content