180221-1-1024x639

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj.
Gjatë takimit, Guvernatori informoi Drejtoreshën Metaj lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë periudhës së pandemisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato në aktivitetin e tyre.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren, në rast të nevojës së mëtejme për t’i ndihmuar bizneset që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

180221-2-944x1024

Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për takimin dhe paraqitën kërkesat e tyre ndaj BQK-së dhe sektorit bankar, me qëllim të lehtësimit dhe përkrahjes së aktivitetit të bizneseve anëtare të këtij Rrjeti.

FMN vlerëson masat e ndërmarra nga BQK për tejkalimin e krizës nga pandemia Guvernatori Mehmeti uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Skip to content