13janar-1

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe kryetari i Bordit, Flamur Mrasori kanë ngushëlluar familjen Dërmaku për shkuarjen në amshim të profesorit Dr. Arben Dërmaku.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e profesorit të njohur Dr. Arben Dërmakut. Ai do të kujtohet si një profesionist i madh i ekonomisë, i cili për një kohë të gjatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si anëtar i jashtëm i komitetit të auditimit. Humbja e profesor Dërmakut nuk është humbje vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e njohën dhe kishin nderin të punonin me të.  Në këto momente të rënda, jemi bashkë me familjen dhe ndajmë dhimbjen për humbjen e më të dashurit tuaj dhe lutemi për shpirtin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Guvernatorit Mehmeti dhe kryetarit të Bordit, Mrasori.

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e gastronomëve Guvernatori Mehmeti:BQK-ja monitoron për së afërmi zhvillimet në ekonominë e Kosovës
Skip to content