16.12.2021-2-1024x541 (1)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë gjë që ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit për të kaluar situatën me pandeminë në të cilën gjendet edhe vendi ynë.

Guvernatori falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin, si  dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të avancojë tutje.

Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar vlerësoi lart të arriturat e sistemit financiar të Kosovës dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësues të lartë të Bankës Botërore Gjykata e Apelit i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”
Skip to content