Guvernatori i BQK-së z. Ismaili priti në takim Shefin e BERZH-it për Kosovën

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në takim Shefin e BERZH-it në Kosovë z. Sergiy Maslichenko.

Z. Maslichenko së bashku me ekipin e tij e uruan Guvernatorin z. Ismaili për emërimin në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe i ofruan bashkëpunim dhe mbështetje.

Guvernatori Ismaili i falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në sektorin financiar, sektorin privat, si dhe kontributin për ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për avancimin e fushave të ndryshme lidhur me objektivat e BQK-së, përfshirjen financiare dhe qasjen në financa, ekonominë e gjelbër, stabilitetin e sistemit financiar dhe sistemin e depozitave.

Guvernatori Ismaili shpalosi planet për zbatim gjatë mandatit të tij për avancimin e BQK-së, lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, reformimin e sistemit të pagesave, edukimin financiar dhe fushave të tjera me rëndësi që lidhen me objektivat e BQK-së.

Në takim u konkludua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen lidhur me zhvillimin e sektorit financiar, si dhe asistencën teknike profesionale që lidhet me rregullativën ligjore.

Publikohen statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin nëntor 2023 Guvernatori Ismaili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të organizuar nga Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut
Skip to content