Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve Guvernatori Mehmeti priti në takim Avokatin e popullit z. Hilmi Jashari. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet dhe aktivitetet brenda mandateve ligjore të të dy institucioneve.

Në veçanti u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin financiar. Guvernatori Mehmeti siguroi Avokatin e Popullit se sektori financiar vazhdon të jetë shumë stabil dhe do të përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në anën tjetër Avokati i popullit z. Hilmi Jashari vlerësoi lart punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.   

Kumtesë për shtyp 27 maj 2020 Guvernatori Mehmeti mbajti ligjëratë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”
Skip to content