Nesrin Shileku - Shala

Nesrin Shileku - Shala

E lindur në Prishtinë në vitin 1974. Nesrin Shileku Shala ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, në vitin 2000 në degën Ekonomia e Ndërmarrjes.

Karriera e saj e hershme përfshinte role në sektorin humanitar. Fillimisht ka punuar si Asistente e Financave në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me pas si Asistente e Financave me Mjekët e Botës. Në tetor të vitit 2003, znj. Shileku Shala filloi karrierën e saj në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës si Ndihmës Mbikëqyrës Bankar. Në nëntor të vitit 2005, u promovua në pozitën Mbikëqyrës Bankar dhe nga janari 2007 deri në gusht 2018, shërbeu si Mbikëqyrëse e Lartë Bankare. Përvoja e saj shtrihet edhe në zhvillimin e kornizës ligjore si dhe harmonizimin e rregulloreve me kornizën e Bazelit, me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar përmes disa projekteve të zhvilluara nga BQK si dhe me mbështetjen e organizatave tjera ndërkombëtare si Thesari Amerikan, ECB-së, FMN-së, GIZ, Banka Botërore, USAID. Gjithashtu, ka përfunduar një numër të madh të trajnimeve profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Znj. Shileku Shala ishte pjese e projektit për hartimin e kornizës rregullative për Kreditë Hipotekare Rezidenciale dhe Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme dhe njëherësh ndoqi programin e certifikimit për Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme pranë Odës Ekonomike të Kosovës.

Skip to content