Banka Qendrore e Republikës së Kosovës  është bërë anëtare e Grupit Punues Ndërkombëtar për Rrezikun Operacional (International Operational Risk Working Goup-IORWG).

Me anëtarësimin në këtë grup punues, BQK-ja do të përfitojë nga pjesëmarrja aktive në ngjarje të ndryshme, nga udhëzimet dhe praktikat më të mira të administrimit të rrezikut operacional që Grupi i zhvillon.

International Operational Risk Working Group është trup ndërkombëtar i dedikuar për avancimin e menaxhimit të rrezikut operacional në industrinë bankare qendrore. 

Ky Gurp është bërë një forum i rëndësishëm në industrinë globale të bankave qendrore për inovacionin, hulumtimin, të mësuarit kolektiv dhe shkëmbimin e praktikave të shëndosha dhe të mira.  

Grupi Punues Ndërkombëtar për Rrezikun Operacional u krijua në tetor të vitit 2005 me propozim të Bankës së Spanjës, me të cilin u pajtuan edhe shtatëmbëdhjetë bankat qendrore, ndërsa sot Grupi përbëhet nga 95 banka qendrore anëtare.

Bordi Ekzekutiv i BQK-së merr vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë Guvernatori Mehmeti uron Ambasadorin e Italisë për Ditën e Republikës
Skip to content