bqk-ecofin_01

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili mori pjesë në Dialogun Vjetor të Këshillit Evropian mbi Politikën Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN). Ngjarja përfshin diskutimet me partnerët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, Turqinë, Gjeorgjinë, Moldavisë dhe Ukrainën, nën patronatin e Këshillit Evropian.

Guvernatori Ismaili theksoi angazhimin e BQK-së për stabilitetin e çmimeve, duke vënë në dukje rënien e vazhdueshme të inflacionit që arrit në 2.32% në mars 2024, me një mesatare çerekore prej 2.1%. Projeksionet tregojnë se inflacioni bazë duhet të stabilizohet rreth 2.5% në 2024, mes trendeve deflacoiniste në Eurozonë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

bqk-ecofin_02-1024x682

Në këtë ngjarje, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi fokusin e BQK-së për të forcuar mbikëqyrjen bazuar në rrezik, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai theksoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, e treguar nga raporti i Kapitalit të Klasit të Parë prej 13.9% dhe Treguesi i Mbulimit të Likuiditetit prej 2.8. Tutje potencoi se në Kosovë bankat nga vendet e BE-së zotërojnë më shumë se gjysmën e aseteve të sektorit, gjë që forcon standardet prudenciale. Pavarësisht rritjes së kreditimit, sektori mban një raport të ulët të kredive joperformuese prej 1.9%, të cilat janë të rezervuara plotësisht.

Guvernatori Ismaili theksoi se një sistem financiar i qëndrueshëm ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme që Republika e Kosovës të marrë Vlerësimit të Parë Kreditor Sovran me Perspektivë të Qëndrueshme.

Duke mbështetur konkluzionet e përbashkëta të këtij Ministeriali, Guvernatori Ismaili ritheksoi angazhimin e BQK-së për bashkëpunim drejt avancimit të stabilitetit dhe integritetit financiar, që nxit qëndrueshmërinë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe institucionet e saj.

The CBK launches Capital Markets online learning and certification program CBK’s measures and activities in the fight against counterfeit money and the effects of the implementation of the Regulation on Cash Operations and the Plan for its Facilitated Implementation