Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e Bilancit të Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë për muajin shkurt 2026.

Asetet e BQK-së – në fund të muajit shkurt 2026 arritën vlerën prej 1.87 miliard euro, duke shënuar rënie prej 31.24 milionë euro krahasuar me muajin janar 2026. Kjo rënie ishte kryesisht si rezultat i rënies së depozitave të Bankave Komerciale dhe Fondeve pensionale.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 28 shkurt 2026 ishte rreth 1.38 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 17.27 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë zvogëluar për 33.28 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 16.00 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 28 shkurt 2026 ishin 1.57 miliard euro, duke shënuar rënie prej 33.09 milionë euro nga periudha paraprake.

Kapitali i BQK-së – deri më 28 shkurt 2026 ishte 132.60 milionë euro.

Asetet e Rezervës Ndërkombëtare – në fund të muajit shkurt 2026, arritën vlerën 1.45 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 6.99 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është rezultat kryesisht i investimeve në letra me vlerë, të cilat u rritën për 23.74 milionë euro, ndërsa depozitat u zvogëluan me 15.27 milionë euro.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

CBK Award for Young Economists Governor Ismaili discusses strengthening financial reporting quality and development of the profession with SCAAK Executive Director