Vendimet e Bordit të BQK-së 8 qershor 2022

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Rregullores për Përfitimet Pensionale të Fondeve Plotësueses Pensionale të Punëdhënësit.
• Vendim për miratimin e Statutit të Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Procesin e përgatitjes së Raportit Vjetor për vitin 2021.bqk