Departamenti i Mbikëqyrjes së Bankave

Bazuar në Ligjin 03/L-209, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka për objektiv parësor nxitjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur drejtpërdrejt me detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare.

Përgjegjësitë kryesore:

    • Mbikëqyrja e institucioneve bankare;
    • Përcaktimi i politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar;
    • Mbledhja, analizimi dhe publikimi i informacioneve relevante financiare;
    • Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në emër të BQK-së në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare; dhe
    • Zbatimi dhe zhvillimi i politikave, praktikave më të mira për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare me qëllim të sigurimit të stabilitetit të sistemit bankar respektivisht reduktimin e rrezikut të humbjes për depozituesit.

     

Detyrat:

    • Përpilon dhe organizon strategjinë mbikëqyrëse të bankave;
    • Kryen aktivitete mbikëqyrëse në vend dhe nga jashtë të bankave;
    • Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektshmërinë e qeverisjes përfshirë performancën e bordeve të drejtorëve, organeve të menaxhmentit ekzekutiv, si dhe niveleve tjera menaxhuese, konform legjislacionit në fuqi;
    • Monitoron dhe vlerëson nivelin e ekspozimit të bankave, ndaj rreziqeve kreditore dhe rreziqeve të tjera relevante, sistemeve për administrimin e rreziqeve, kërkesave për kapital për mbulimin e rreziqeve, mënyrës së vlerësimit të rreziqeve, ecurisë dhe qëndrueshmërisë së rezultatit financiar;
    • Mbikëqyrë pajtueshmërinë e veprimtarisë së bankave, me kuadrin ligjor dhe rregullativ mbikëqyrës dhe praktikat më të mira që lidhen me veprimtarinë e tyre;
    • Vlerëson mjaftueshmërinë dhe përshtatshmërinë e politikave, procedurave, sistemeve dhe metodologjive për menaxhimin e rreziqeve;
    • Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektshmërinë e sistemeve të auditimit të brendshëm për evidentimin dhe ndjekjen në kohë të dobësive të evidentuara;
    • Rekomandon shqiptimin e masave administrative që duhet të ndërmerren ndaj bankave, për vetëdijesimin dhe përmirësimin e qeverisjes konform legjislacionit në fuqi;
    • Propozon masat detyruese ndaj bankave, si dhe monitoron zbatimin e rekomandimeve, kërkesave dhe masave detyruese të shqiptuara ndaj tyre;
    • Verifikon saktësinë dhe plotësinë e raporteve të dorëzuara nga bankat;
    • Përgatit dhe publikon analiza dhe raporte mbi gjendjen financiare të bankave;
    • Merr pjesë në draftimin e politikave, dokumenteve rregullative dhe rregullave të brendshme relevante; dhe
    • Merr pjesë dhe prezanton BQK-në në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare; dhe
    • Zbaton legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e BQK-së si dhe metodologjinë mbikëqyrëse.

Divizioni i Mbikëqyrjes në Vend

Ky Divizion përfshinë vlerësimin e rreziqeve bankare si: rrezikun  kreditor, rrezikun e likuiditetit, rrezikun operacional, rrezikun e tregut dhe rreziqe të tjera, nëpërmjet adoptimit dhe zhvillimit të qasjes së mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, përmes analizave respektivisht vlerësimeve të bazuara në të dhënat financiare të raportuara nga bankat, si dhe gjatë ekzaminimeve në vend.

Divizioni i Mbikëqyrjes nga Jashtë

Divizioni përfshinë mbikëqyrjen, analizën, vlerësimin dhe interpretimin e të dhënave financiare të raportuara nga bankat dhe institucionet tjera financiare si dhe vlerësimin e trendeve financiare. Monitorimi i shëndetit financiar të bankave, duke identifikuar institucionet të cilat tregojnë përkeqësim financiar janë detyrë parësore të këtij funksioni të Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare.

Departamenti i Mbikëqyrjes së Tregjeve, IMF, IFJB, IP, IPE

Përgjegjësi kryesore e Departamenti është Mbikëqyrja e Institucioneve Mikrofinanciare (IMF) dhe Institucioneve Financiare Jo-Bankare (IFJB), Institucioneve të Pagesave (IP) dhe Institucioneve të Parave Elekronike (IPE).

Përgjegjësitë kryesore:

    • Mbikëqyrja e institucioneve mikrofinanciare, institucioneve që merren me lizing, me shërbimet e pagesave dhe institucioneve të parave elektronike, institucioneve kreditore, këmbimorëve, agjencive për transferimin e parave dhe të gjitha institucioneve financiare tjera përveç kompanive të sigurimit dhe fondeve pensionale;
    • Përcaktimi i politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar;
    • Mbledhja, analizimi dhe publikimi i informacioneve relevante financiare;
    • Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në emër të BQK-së në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare; dhe
    • Zbaton legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e BQK-së si dhe metodologjinë mbikëqyrëse

Divizioni i mbikëqyrjes së IMF-ve, IFJB-ve, IP dhe IPE

  • Detyrat:

    • Përpilon dhe organizon strategjinë mbikëqyrëse të IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE);
    • Kryen aktivitete mbikëqyrëse në vend dhe nga jashtë të IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE);
    • Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektshmërinë e qeverisjes përfshirë performancën e bordeve të drejtorëve, organeve të menaxhmentit ekzekutiv, si dhe niveleve tjera menaxhuese, konform legjislacionit në fuqi;
    • Monitoron dhe vlerëson nivelin e ekspozimit të IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE) ndaj rreziqeve kreditore dhe rreziqeve të tjera relevante, sistemeve për administrimin e rreziqeve, kërkesave për kapital për mbulimin e rreziqeve, mënyrës së vlerësimit të rreziqeve, ecurisë dhe qëndrueshmërisë së rezultatit financiar;
    • Mbikëqyrë pajtueshmërinë e veprimtarisë së IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE) me kuadrin ligjor dhe rregullativ mbikëqyrës dhe praktikat më të mira që lidhen me veprimtarinë e tyre;
    • Vlerëson mjaftueshmërinë dhe përshtatshmërinë e politikave, procedurave, sistemeve dhe metodologjive për menaxhimin e rreziqeve;
    • Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektshmërinë e sistemeve të auditimit të brendshëm për evidentimin dhe ndjekjen në kohë të dobësive të evidentuara;
    • Rekomandon shqiptimin e masave administrative që duhet të ndërmerren ndaj IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE) për vetëdijesimin dhe përmirësimin e qeverisjes konform legjislacionit në fuqi;
    • Propozon masat detyruese ndaj IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE) si dhe monitoron zbatimin e rekomandimeve, kërkesave dhe masave detyruese të shqiptuara ndaj tyre;
    • Verifikon saktësinë dhe plotësinë e raporteve të dorëzuara nga IMF-të dhe IFJB-të (IP dhe IPE);
    • Përgatit dhe publikon analiza dhe raporte mbi gjendjen financiare të IMF-ve dhe IFJB-ve (IP dhe IPE);
    • Merr pjesë në draftimin e politikave, dokumenteve rregullative dhe rregullave të brendshme relevante; dhe
    • Merr pjesë dhe prezanton BQK-në në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare.
    • Mbikëqyrë, analizon, vlerëson dhe interpreton të dhënat financiare të raportuara nga IMF-ve, IFJB-ve, IP dhe IPE;
    • Monitoron shëndetin financiar të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare duke identifikuar institucionet të cilat tregojnë përkeqësim financiar; dhe
    • Mbikëqyrë, analizon, vlerëson dhe interpreton të dhënat financiare të raportuara nga IMF, IFJB, IP dhe IPE si dhe vlerësimin e trendeve financiare.

Divizioni i Mbikëqyrjes së Tregjeve dhe FinTech-ve, Kripto-aseteve dhe Inovacionit

  • Detyrat:

    • Hartimi dhe zbatimi i politikave për rregullimin e kompanive Fintech dhe kripto-aseteve në përputhje me rregulloret financiare;
    • Monitorimi i zhvillimeve të tregut dhe vlerësimi i rreziqeve të mundshme që lidhen me Fintech dhe kripto-asetet;
    • Mbikëqyrja e kompanive që ofrojnë shërbime të lidhura me kripto-valuta, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret për Parandalimin e Pastrimit të Parave (AML) dhe Financimit të Terrorizmit (CTF);
    • Nxitja e partneriteteve ndërmjet organeve rregullatore, pjesëmarrësve të industrisë dhe institucioneve akademike;
    • Organizimi i seminareve dhe ngjarjeve për të promovuar ndarjen e njohurive dhe inovacionin;
    • Ofrimi i udhëzimeve strategjike për kompanitë që shfrytëzojnë Blockchain, Inteligjencën Artificiale dhe teknologji të tjera të reja;
    • Këshillimi i menaxhmentit të lartë mbi tendencat dhe sfidat në tregjet Fintech dhe Kripto-asetëve.
    • Përfaqësimi i BQK-së në forume, konferenca dhe diskutime rregullatore; dhe
    • Përditësimi i vazhdueshëm mbi kornizat rregullatore botërore për Fintech dhe kripto-asete.

Mbikëqyrja e tregjeve normalisht rregullohet me Ligjin për Tregun e Kapitalit dhe me rregullativë sekondare.

Ky Ligj duhet të përcaktojë:

    • Kushtet e themelimit, licencimit, mbikëqyrjes dhe shpërbërjes/mbylljes e kompanive/korporatave,
    • Kushtet për tregtimin te instrumenteve financiare në një treg të rregulluar ose tregtim jashtë një tregu të rregulluar;
    • Kushtet për ofrimin e aktiviteteve te rregulluara dhe shërbimeve te rregulluara;
    • Kushtet për ofrimin e Letrave me Vlerë në publik dhe tregtimin e Letrave me Vlerë në një treg të rregulluar;
    • Kërkesat për informacion nga shoqëritë që kryejnë veprimtari të rregulluara me Ligjin për Tregun e Kapitalit;
    • Masat parandaluese të abuzimit në treg dhe tregtimit të brendshëm (insider trading);
    • Kompetencat dhe veprimtaritë e autoritetit rregullues (p.sh BQK në këtë rast ose ndonjë autoritet tjetër rregullues nëse vendoset) sipas këtij ligji.

Detyrat:

    • Të formuloj dhe aprovoj rregullativë sekondare plotësuese të Ligjit të Tregut që do të ndihmojë në mbikëqyrjen e tregut;
    • Të formuloj kodet e sjelljes së subjekteve të licencuara (Market Conduct);
    • Të mbikëqyrë institucionet e licencuara dhe aktivitetin ne tregun e rregulluar;
    • Të licencoj dhe mbikëqyrë shtëpitë e kliringut apo autoritetin përkatës që bën vendosjen dhe shlyerjen (Settlement and Clearing);
    • Vendosë rregullat dhe praktikat për qeverisjen korporative të korporatave që emetojnë Letra me Vlerë;
    • Vendosë rregullat dhe praktikat për menaxhimin e rrezikut;
    • Vendosë rregullat dhe praktikat e mënyrës së investimit;
    • Vendosë rregullat dhe procedurat për sigurimin e transparencës për kompanitë e listuara;
    • Vendosë rregullat dhe procedurat për short-selling, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për sanksionimet dhe dënimet;
    • Vendosë rregullat dhe procedurat për listim dhe tregtim te instrumenteve financiare ne bursa apo tregjeve jashtë bursave (Over the Counter);
    • Vendosë rregullat për emetimin e Letrave me Vlerë;
    • Vendosë rregullat e de-listimit të instrumenteve financiare (heqjen e instrumenteve nga bursa).

Departamenti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve

Përgjegjësi kryesore e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve është mbikëqyrja e institucioneve financiare të sigurimit dhe të pensioneve.

 

Për më tepër, detyra tjera të cilat janë përgjegjësi e DMSP-së janë mbikëqyrja e kompanive të sigurimit dhe të pensioneve; mbledhja dhe publikimi i informacioneve relevante financiare; bashkëpunimi dhe pjesëmarrja, në emër të BQK-së në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. 

 

Departamenti ka për qëllim zbatimin dhe zhvillimin e politikave, praktikave më të mira për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimeve, me qëllim të sigurimit të stabilitetit të sistemit të sigurimeve. Departamenti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve si dhe Divizioni i Mbikëqyrjes së Pensioneve zbaton legjislacionin në fuqi dhe rregullativën e BQK-së si dhe metodologjinë mbikëqyrëse.

Divizioni i Mbikëqyrjes në Vend

Divizioni i Mbikëqyrjes nga Jashtë

    • Detyrat:

      • Pranon dhe shqyrton raportet mujore të primeve dhe dëmeve si dhe raportimin përkatës;
      • Pranon dhe shqyrton planet vjetore të biznesit të kompanive të sigurimit;
      • Pranon dhe shqyrton pasqyrat financiare tremujore të kompanive të sigurimeve, si dhe përgatit analizat përkatëse në lidhje me likuiditetin dhe riskun sigurues, fuqinë financiare të kompanisë, kapitalin minimal të kërkuar, provizionet teknike dhe detyrimet e tjera, margjinën minimale të solvencës, përformancën financiare të kompanisë, programin dhe kontratat e risigurimit dhe tregues të tjerë relevantë; dhe
      • Shqyrton raportet e auditorit të jashtëm të kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, si dhe përgatit raportet vjetore përkatëse ,përcjelljen dhe adresimin e nevojshëm.

Aktuari i cili i përgjigjet Drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve do t’i përgjigjet edhe Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare si dhe Guvernatorit sipas kërkesës.

Divizioni i Mbikëqyrjes së Pensioneve

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka për objektiv parësor nxitjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur drejtpërdrejt me detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mbikëqyrjes Pensionale. Përgjegjësi kryesore e DMP-së është mbikëqyrja e fondeve pensionale.

Për më shumë, detyrat të cilat janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e DMP-së janë mbikëqyrja e fondeve pensionale, si mbledhja, analizimi i informacioneve relevante financiare, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në emër te BQK-së në këshillat dhe organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e mbikëqyrjes së fondeve pensionale është e specifikuar me Ligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, si dhe legjislacioni sekondar.

Divizioni i Mbikëqyrjes Pensionale ka për qëllim zbatimin dhe zhvillimin e politikave, praktikave më të mira për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së fondeve pensionale.

    • Detyrat:

      • Përpilon dhe realizon strategjinë mbikëqyrëse të fondeve pensionale;
      • Përgatit planin vjetor të ekzaminimeve dhe bën realizimin e planeve të aprovuara të ekzaminimeve në bazë të legjislacionit dhe manualeve përkatëse;
      • Analizon dhe kryen ekzaminime në vend të fondeve pensionale;
      • Rekomandon shqiptimin e masave që duhet të ndërmerren dhe përcjell përmbushjen e rekomandimeve nga ana e fondeve pensionale;
      • Merr pjesë në draftimin e politikave dhe  dokumenteve rregullative dhe rregulloreve të brendshme relevante për mbikëqyrje të fondeve pensionale; dhe
      • Mbikëqyrë pajtueshmërinë e veprimtarisë së fondeve pensionale me kuadrin ligjor dhe rregullativ mbikëqyrës dhe praktikat më të mira që lidhen me veprimtarinë e tyre.

Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit

Përgjegjësi kryesore e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit është licencimi i të gjitha institucioneve financiare, aspektet e rregullimit dhe standardizimit të tyre, si dhe të mbrojtjes së klientëve të tyre.

Përgjegjësitë kryesore

    • Zbatimi i kornizës ligjore për licencimin, regjistrimin dhe rregullimin e të gjitha institucioneve financiare;
    • Ndërtimi dhe zhvillimi i një kuadri të përshtatshëm ligjor dhe rregullativ për mbikëqyrjen financiare, zbatimi dhe pajtueshmëria adekuate me ligjet, rregulloret dhe standardet e mbikëqyrjes financiare me qëllim të nxitjes dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar, si dhe përcjellja dhe monitorimi i sjelljes në treg te institucioneve financiare të orientuar veçanërisht kah shpalosja adekuate dhe mbrojtja e konsumatorëve; dhe
    • Zbatimi dhe zhvillimi i politikave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për licencimin, regjistrimin dhe rregullimin e veprimtarisë financiare.

Divizioni i Licencimit

    • Detyrat:

      • Shqyrton kërkesat për licencimin e institucioneve financiare duke siguruar hyrjen në tregun financiar vetëm të atyre institucioneve, që kanë kapital të mjaftueshëm për matjen dhe monitorimin e rrezikut, politika dhe procedura për kontrollin e tij dhe që propozojnë të kenë administratorë me nivel të lartë kualifikimi, profesionalizmi dhe etike;
      • Shqyrton kërkesat për miratimet paraprake të nevojshme gjatë kohës që institucioni zhvillon veprimtarinë e tij;
      • Siguron dhe verifikon saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit të kërkesave për licencim/regjistrim/autorizim si institucion i veçantë financiar;
      • Shqyrton dokumentacionet e kërkesave të institucioneve financiare për miratim lidhur me aspekte pronësore, qeverisëse, administrative ose operacionale;
      • Konsultohet vazhdueshëm me divizionin e rregullimit dhe standardizimit, si dhe Departamentin Ligjor dhe bashkëpunon me njësitë e tjera organizative të mbikëqyrjes financiare lidhur me trajtimin e kërkesave për licencim/regjistrim/autorizim ose miratim;
      • Përgatit rekomandimet për vendime lidhur me kërkesat për licencim/ regjistrim/autorizim ose miratim, si dhe lidhur me revokimet e licencave/regjistrimeve/autorizimeve të dhëna ose shfuqizimet e miratimeve paraprake;
      • Mban regjistrat qendrorë të institucioneve financiare të licencuara/regjistruara/autorizuara, si dhe të atyre që iu është revokuar licenca/regjistrimi/autorizimi; dhe
      • Vlerësimi i aplikimeve për licenca, regjistrime ose pjesëmarrje në Sandbox.

Divizioni për Rregullativë dhe Standardizim

    • Detyrat:

      • Ndërtimi e një kuadri rregullativ, të përbërë nga një tërësi kriteresh minimale dhe rregullash për t’u zbatuar nga industria financiare;
      • Përmirësimi dhe rishikimi i vazhdueshëm të tij për të qenë në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare,
      • Përcjellja e zbatueshmërisë së kornizës ligjore, adaptimin e parimeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare;
      • Procesi i përmirësimit të vazhdueshëm metodologjik dhe praktik të modelit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare në funksion të standartizimit të tij;
      • Rritja së mëtejshme të efektivitetit;
      • Zgjerimi i kapaciteteve vlerësuese të rreziqeve;
      • Bashkëpunimi me njësitë relevante të mbikëqyrjes financiare për të siguruar koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në rishikimin dhe ngritjen e praktikës dhe metodologjisë mbikëqyrëse;
      • Draftimi i politikave, akteve rregullative dhe akteve të brendshme relevante të mbikëqyrjes financiare;
      • Përcjellja dhe analiza me zhvillimet relevante, sidomos të rregulloreve dhe direktivave të BE-së dhe Standardet e Bazelit dhe Praktikave më të mira ndërkombëtare;
      • Interpretimi i kërkesave të ndryshme që vijnë nga institucionet financiare lidhur me zbatimin e kuadrit rregullativ brenda kompetencave dhe funksionit të Departamentit;
      • Hartimi i akteve nënligjore, udhëzuesit dhe metodologjinë në funksion të përmbushjes së objektivave për rimëkëmbjen dhe përmbylljen e insitutucioneve financiare;
      • Përpilimi i metodologjinë e raportimit të institucioneve financiare;
      • Bashkëpunimi me Divizionin e Planifikimit, Strategjisë dhe Koordinimit në kuadër të Departamentit për Rimëkëmbje dhe Përmbyllje; dhe
      • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin Ligjor dhe Pajtueshmërisë në lidhje me hartimin dhe harmonizimin e kornizës ligjore dhe rregullative.

Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka për objektiv parësor ruajtjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Parandalimit të pastrimit të Parave dhe të Financimit të Terrorizmit.  Ky Divizion është përgjegjës për mbikëqyrjen e institucioneve financiar me fokus në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Detyrat në të cilat kontribuon Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe të Financimit të Terrorizmit përfshijnë mbikëqyrjen e institucioneve financiare, në aspekt të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare relevante dhe përcaktimin e politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Detyra e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nuk është cekur në mënyrë të veçantë në Ligjin për BQK.  Është Ligji mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që e adreson këtë detyrë dhe që specifikon edhe rolin përkatës të BQK-së. BQK-ja e ka të zhvilluar edhe rregullativën e saj për fushën në fjalë.

 

Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe të Financimit të Terrorizmit ka për qëllim sigurimin e përputhshmërisë së institucioneve financiare me legjislacionin dhe rregullativën në fuqi, që e rregullon parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit terrorizmit.  Në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Inteligjencës Financiare, si autoritet primar në këtë fushë dhe me entitetet e tjera relevante, ky Divizion kontribuon në zhvillimin dhe sendërtimin e strategjive adekuate kombëtare për menaxhimin rreziqeve përkatëse.

Aktivitetet:

    • Avancimi dhe sigurimi i implementimit të kornizës ligjore në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
    • Mbikëqyrja e institucioneve financiare në kuadër të funksionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
    • Fuqizimi i bashkëpunimit dhe rritja e kujdesit për sektorin financiar sa i përket parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
    • Vlerësimi sistematik i rreziqeve dhe përcjellja e trendeve sa i përket aspektit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; dhe
    • Monitorimi dhe përcjellja aktive e transaksioneve në mënyrë teknike me sistemet e pagesave që menaxhohen nga BQK.

Detyrat:

    • Realizimi i ekzaminimeve në vend dhe nga distanca tek institucionet financiare në kuadër të funksionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
    • Analiza e rrezikut të bankës dhe institucionit financiar, në aspekt të rrezikut të përdorimit për qëllime të pastrimit të parave, duke përfshirë kontrollin e pronësisë dhe llojet e produkteve bankare që banka i përdor;
    • Vlerësimin e politikave dhe procedurave në aspekt të PPP/LFT dhe niveli i zbatimit të tyre;
    • Vlerësimi i rolit dhe funksionit të pajtueshmërisë për PPP/LFT;
    • Vlerësimi sipas parimit të Kujdesit të duhur dhe të shtuar ndaj klientit;
    • Vlerësimi i procedurave të hapjes së llogarive;
    • Vlerësimi i procedurave për kategori të veçanta të klientëve;
    • Vlerësim i ruajtjes së të dhënave, dokumenteve dhe transaksioneve, sipas parimit të kujdesit të shtuar ndaj klientit;
    • Vlerësimi i transfereve të fondeve, bankave korrespondente dhe marrëdhënieve të ngjashme;
    • Vlerësimi i rolit të funksionit të pajtueshmërisë së PPP/LFT dhe auditimit të brendshëm;
    • Vlerësimi i nivelit dhe kualitetit të raportimeve të transaksioneve në të gatshme, baras ose më tepër se 10,000 euro tek NJIF-K;
    • Rekomandon tek Bordi Ekzekutiv shqiptimin e masave administrative që duhet të ndërmerren ndaj bankave dhe institucioneve financiare për vetëdijesimin dhe përmirësimin e menaxhimit të bankës ose institucionit financiar sa i përket PPP/LFT;
    • Përgatitja e raporteve të ekzaminimit të institucioneve financiare, përfshirë rekomandimet e nevojshme për institucionin financiar të ekzaminuar;
    • Organizimi dhe mbajtja e takimeve informative dhe konsultative me institucionet financiare në bazë të nevojave të paraqitura;
    • Vlerësimi i vazhdueshëm i rrezikut nga pastrimi i parave dhe financimi të terrorizmit të sektorit financiar;
    • Monitorimi i vazhdueshëm i transaksioneve dhe aktiviteteve për sjellje të dyshimta ose të pazakonta që mund të tregojnë pastrim parash ose financim terrorizmi;
    • Hartimi i akteve dhe dokumenteve të nevojshme udhëzuese në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
    • Përgatitja e planeve vjetore të punës së DPPP-së përfshirë planin e realizimit të ekzaminimeve në vend;
    • Monitorimi dhe përcjellja aktive e transaksioneve në mënyrë teknike me sistemet e pagesave që menaxhohen nga BQK;
    • Shqyrtimi i kërkesave të institucioneve financiare për miratimin e menaxherëve të lartë për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit;
    • Bashkëpunimi me DLS-në në kuadër të shkëmbimit të informatave lidhur me vlerësimin e përshtatshmërisë të personave fizik dhe juridik për sa i përket fushës së PPP/LFT;
    • Bashkëpunimi dhe koordinimi me NJIF-K lidhur me shkëmbimin e informatave në lidhje me PPP/LFT si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me mbikëqyrjen e institucioneve financiare me pajtueshmërinë me PPP/LFT;
    • Bashkëpunimi me DMB-në në kuadër të shkëmbimit të informatave lidhur me pajtueshmërinë e bankave me PPP/LFT; dhe
    • Bashkëpunimi me DMS-në në kuadër të shkëmbimit të informatave lidhur me pajtueshmërinë e siguruesve me PPP/LFT.

Divizioni për Mbikëqyrjen e Sistemeve të Teknologjisë Informative të institucioneve financiare

Fokusi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Sistemeve të Teknologjisë Informative të Institucioneve Financiare do të jetë në rreziqet ndaj të cilave ato ekspozojnë institucionin, të cilat përfshihen në kuadër të rrezikut operacional sipas përkufizimeve të BQK-së. Këto rreziqe mund të kenë ndikim negativ në rezultatin financiar të një institucioni financiar dhe nivelin e kapitalit të tij.

 

Fokusi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Sistemeve të Teknologjisë Informative të Institucioneve Financiare është të sigurojë adaptimin e sistemeve adekuate të menaxhimit të rrezikut që rezulton nga kjo fushë, si dhe të ndërtoj një sistem të veprimit të hershëm dhe parandalues të dëmeve që mund të rrjedhin nga këto rreziqe për sektorin financiar, përmes adaptimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.