Banka Qendrore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit dakordohen për të rritur bashkëpunimin

Në takim, janë diskutuar çështjet dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset e të cilat i përfaqëson Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit. Me këtë rast Kryetari i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit z.Skender Krasniqi, ka potencuar se me BQK-në kanë vënë ura të komunikimit edhe me herët ku janë adresuar shumë çështje me të cilat përballen bizneset e Kosovës, e që në një mënyrë ndërlidhen edhe me sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti.
Guvernatori Ismaili u zotua se kërkesat e bizneseve që ndërlidhen dhe i takojnë fushëveprimatarisë së BQK-së gjithsesi se do të merren parasysh, analizohen me kujdes dhe do të bëhen përpjekje maksimale në zgjidhjen e tyre. Shqetësimet e natyrës që përkojnë me rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare, avancimin e kornizës ligjore, e çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin në mes të BQK-së dhe odave ekonomike në vend, do të zënë vend në prioritetet e punës së Guvernatorit.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit të Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin në funksion të rritjes së transparencës sidomos për shërbimet e industrisë financiare e bankare, që përkojnë me përkrahje edhe të industrisë si degë e ekonomisë në rrethanat aktuale.

Guvernatori Ismaili priti në takim delegacionin e Programit të Sektorit Financiar (FinSAC) të Bankës Botërore të kryesuar nga z.Vahe Vardanyan Guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të OEGJK-së Nora Hasani