U.D Guvernatori Nurboja priti në takim Misionin e FMN-së

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja së bashku me U.D të zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur Misionin e FMN-së që po qëndron në Kosovë dhe që po udhëhiqet nga Wouter Bossu, shef i Misionit të FMN-së për vlerësimin e masave mbrojtëse.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në sektorin financiar dhe bashkëpunimin mes BQK-së dhe FMN-së për projekte të ndryshme.

U.D. Guvernatori Nurboja ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme për BQK-në dhe për Kosovën në përgjithësi.

“Meqenëse, procesi i vlerësimit të masave mbrojtëse të BQK-së nga FMN-ja është mjaft i rëndësishëm për institucionin tonë, BQK-ja në vazhdimësi i ka trajtuar dhe do t’i trajtojë me prioritet të lartë të gjitha rekomandimet e dala nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse”, ka thënë Nurboja.

Vizita e Misionit të FMN-së vjen pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për programet (SBA-Stand-By Arrangement dhe RSF-Resilience and Sustainability Facility) nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin maj të këtij viti.

BQK: Kalon mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500 euro të tërhequra nga qarkullimi dhe depozituara në BQK Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot