Guvernatori Mehmeti për Le Canton27.ch: Diaspora kosovare vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro, vetëm nga Zvicra mbi 600 milionë CHF

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch i ka dhënë një bilancë hyrjeve financiare nga diaspora shqiptare në Kosovë gjatë vitit të kaluar. 

Sipas Guvernatorit kosovar mbi 3 miliardë euro diaspora shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-së sollën në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës: Diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet e BE-së jo vetëm ambasador të vendit tonë, por edhe investitorë të perspektives sonë.

Siç ka bërë të ditur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z.Mehmeti, kjo është 5.5 për qind (vetëm për remitenca) më shumë se vitin e kaluar. 

Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.

Duke folur për diasporën kosovare në Zvicër guvernatori kosovar në vazhdim ka pohuar se «Në total të hyrat nga Zvicra (janar-shtator) janë 570.7 milionë, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet e huaja direkte 132.5 milionë»

Ekonomia e Kosovës filloi në vitin 2022 me një perspektivë të mirë si rezultat i vitit 2021 të suksesshëm, i cili u karakterizua me një rritje prej 10.75 për qind. Gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, pasojat e luftës, u pasuan me rritje të inflacionit, ndryshim të politikës monetare, rritje të normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore.

Sipas vlerësimit të BQK-së, parashikimet janë që rritja ekonomike këtë vit të jetë tre deri në katër për qind. 

Ngjashëm me parashikimet e FMN-së – tha Mehmeti. Mehmeti tha se inflacioni mesatar deri në nëntor 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

Jo vetëm Kosova, por edhe Serbia përfiton nga diaspora kosovare. 

Mbi 100 milionë euro për çdo vit mërgimtarët shqiptare mbushin arkën e Serbisë.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch mbi 70 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës (Serbia Jugore) gjenden aktualisht në vendet e BE-së deri në Amerikë. 

Vetëm në Zvicër janë mbi 20 mijë sosh. 

Kjo është diaspora shqiptare në Jug të Serbisë, kufi me Kosovën dhe Maqedoninë Veriore, që vjen kryesisht nga tri qytete shqiptare: Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, si dhe në qytete tjera të Serbisë, deri në Beograd e Novi Sad.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, për Tanjug, e cila duke mos përmendur cila diaspore, tha se « për 10 muajt e parë të vitit të kaluar të hyrat në Serbi nga eksporti dhe diaspora janë më shumë se dy miliardë euro, që vijnë më së shumti nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane… »

Diaspora shqiptare, krejtësisht ata nga Kosova për të shkuar në pushime apo ditë festash, në Kosovë ata duhet të kalojnë përmes Serbisë (transit, rreth 500 km në autostradën e korridorit 10-të) nga kufiri i Kroacisë apo Hungarisë në drejtim të Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës.

Sipas burimeve tona diaspora shqiptare nga Lugina e Preshevës (Zvicra dhe vende të tjera evropiane), edhe pse injorohet nga Beogradi, ata për çdo vit mbushin arkat e buxhetit të Serbisë me mbi 100 milionë euro në vit, ku vetëm nga Zvicra ju shkojnë mbi 50 milionë franga zvicerane?! Sikur Serbia të respektonte edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç respekton edhe paratë e tyre, do ishte më mirë.

Guvernatori Ismaili ngushëllon familjen Ponari me rastin e ndarjes nga jeta të Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë “Eurosig”, z. Altin Ponari Publikohen statistikat e bankave komerciale për shkurt 2024