Pyetje të shpeshta lidhur me kalimin nga verzioni MBP5 në MBP6

Departamenti i Statistikës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një grup të pyetjeve më të shpeshta për të ndihmuar përdoruesit që të kuptojnë ndryshimet metodologjike nga BPM5 në BPM6 dhe ndikimin e procesit të konvertimit në BPM6. Departamenti i Statistikës i BQK-së ka përgatitur versionin në gjuhën shqipe të këtyre pyetjeve të cilat janë të organizuara në kapituj si në vijim: (i) ato që kanë të bëjnë me metodologjinë (d.m.th., ndikimi i BPM6 në agregatet kryesor dhe në llogari individuale, p.sh. llogaria rrjedhëse, llogaria financiare, etj.), (ii) ndryshimet në prezantim të pasqyrave (d.m.th., ndikimi i metodologjisë së re BPM6 në konventat e shenjave (plus ose minus), të titujve të llogarive kryesore dhe ndryshime të tjera prezantuese), (iii) informatat mbi të dhënat statistikore për publikimet dhe (iv) si të kërkohet asistencë dhe informata të mëtejme.

METODOLOGJIA: PËRGJITHËSUESE

Pyetja 1. Cili do të jetë ndikimi i konvertimit në BPM6 në komponentët kryesor të agreguar të llogarisë rrjedhëse të BP-së, duke përfshirë importet (ose pagesat), eksportet (ose pranimet), bilancet për mallrat, shërbimet, të ardhurat primare dhe sekondare; dhe në transaksionet dhe bilancet e llogarisë kapitale dhe financiare? Gjithashtu, çfarë do të jetë ndikimi i kalimit në BPM6 në komponentët kryesor të Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare (asetet, detyrimet, dhe pozicioni neto)?

Gjatë fazës së konvertimit të përgjitshëm i bërë nën mbikëqyrjen e Departamentit të Statistikës të FMN-së (STA), janë zbatuar rregullat si në vijim: (i) nuk ka ndryshime në bilancet e llogarisë rrjedhëse, llogarisë kapitale, apo llogarisë financiare; nivelet e rezervave nuk janë korrigjuar; gabimet neto dhe lëshimet nuk janë korrigjuar, (ii) “Merchanting ” është riklasifikuar nga kategoria e shërbimeve në atë të mallrave; (iii) “Shërbimet e prodhimit në inputet fizike në pronësi të tjerëve” (“mallra për përpunim” në BPM5) dhe “shërbimet për mirëmbajtje dhe riparime” (“riparimet e mallrave” në BPM5) u riklasifikuan nga kategoria e mallrave në atë të shërbimeve;

(iv) “transferimet e emigrantëve” mbeten në “transferimet e tjera kapitale” për periudhën aktuale[1] dhe (v) “investimet e kthyeshme” në “investimet direkte” janë riklasifikuar si të tilla në mënyrë që të paraqesin asetet dhe detyrimet në baza bruto

Në BP dhe PIN. Ndryshimet më në hollësi janë përshkruar në paragrafin e mëposhtëm të pyetjeve të shpeshta.

Në përgjithësi, BPM6 ofron sqarime të zgjeruara, elaborim, dhe nivel të detajuar të kornizës për BP-së/PIN-së. Ndikimi në shumë komponentë kryesor dhe zëra balancues mund të jetë i kufizuar për shumë ekonomi. Megjithatë, në BP, ndryshimi metodologjik për “mallrat për përpunim” (dhe, në një masë më të vogël, për “Merchanting”) mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në vlerësimet e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve për një numër të ekonomive. Më konkretisht, implementimi i BPM6 lidhur me trajtimin e mallrave për përpunimin rezulton në rritjen e importeve dhe/ose eksporteve të shërbimeve (ekuivalente me shumat e pranuara ose të paguara për shërbime të prodhimit), dhe zvogëlimin e kategorisë së mallrave bruto të importuara/eksportuara (për shkak të eliminimit të transaksioneve në mallra që nuk e ndryshojnë pronësinë), edhe pse vlera neto e tregtisë në mallrat dhe shërbimeve nuk mund të ndikohen. Në PIN sipas BPM6, ndryshimi në regjistrimin e investimeve të kthyeshme tek investimet e huaja direkte (shih pyetja numër 11) do të rezultojë në rritje të konsiderueshme në asete dhe detyrime për shumë ekonomi, mirëpo PIN neto nuk do të ndryshoj.

Pyetja 2. Ku mund t’i gjejë të gjitha ndryshimet në mes të BPM5 dhe BPM6?

Ndryshimet janë të sqaruara në Shtojcën 8 të BPM6 të emëruar “Ndryshimet nga BPM5″, të cilin mund ta gjeni në vegzën:

Dokumenti i ashtuquajtur “Matrica e Konvertimit BPM5–BPM6” (në dispozicion në të njëjtën faqe interneti) paraqet përputhshmëritë në mes të komponentëve standard dhe detajeve shtesë të BPM5 dhe komponentëve standarde dhe zërave tjerë të përzgjedhur të BPM6.

Metodologjia: Llogaritë individuale

Llogaria rrjedhëse

Pyetja 3. Njëra ndër ndryshimet me të rëndësishme në BPM6 është trajtimi i mallrave për përpunim (MPP), d.m.th., mallrat të cilat janë të përpunuara në bazë të kontratës për një tarifë të caktuar nga një procesues jorezident, ku mallrat që përpunohen nuk ndryshojnë pronësinë. A mund të sqaroni trajtimin e MPP-së bazuar në BPM5, BPM6, dhe në përpilimin e dokumenteve në doganë?

Në BPM5, një ndryshim i pronësisë ishte imputuar bërë për mallrat të cilat i’u kanë nënshtruar përpunimit nga një entitet tjetër nga pronari i mallit të dërguar dhe kthyer në ekonominë e tij.

Këto transaksione të regjistruara ishin përfshirë në baza bruto në kategorinë “mallrat për përpunim” në llogarinë e mallrave. Ky trajtim ishte i ngjashëm me procedurat doganore, sepse të dhënat e doganës përfshinin edhe mallrat që kalonin kufirin për t’ju nënshtruar më pas përpunimit pa ndryshuar pronësinë. Në BPM6, regjistrimi i ndryshimit të pronësisë është eliminuar. Shuma e pranuar për shërbimet e përpunimit përfshihet në “shërbimet e prodhimit për inpute fizike të cila janë në pronësi të tjerëve”. Të dhënat rrjedhëse të tregtisë së mallrave regjistrohen (vetëm) atëherë kur ndryshon pronësia, e jo kur ato dërgohen në një vend tjetër për t’u procesuar përderisa pronësia nuk ndryshon. Andaj për ekonomitë kur përpunimi brenda apo jashtë vendit është relevant, trajtimi i tij në BPM6 do të reduktojë mallrat bruto të eksportuara dhe të importuara, dhe do të rris importin apo eksportin e shërbimeve. Rritja në shërbime do të përkoj me vlerën e shërbimeve të përpunimit.

Kur mallrat për përpunim janë shitur nga pronari jorezident tek banori rezident i ekonomisë përpunuese, vlera e shërbimeve të përpunimit është e regjistruar në shërbime, dhe shitja e mëvonshme e mallrave regjistrohet në mallra të përgjithshme (eksportet e mallrave të përgjithshme nga pronari jorezident, dhe importet nga ekonomia e përpunimit) në BPM6, të ngjashme me trajtimin sipas BPM5 (BPM6, paragrafi 10.66 (b)).

Paragrafi 10.17 (g) në BPM6, shqyrton trajtimin e mallrave të dërguar jashtë vendit pa ndryshim në pronësi, duke përfshirë mallrat për përpunim, dhe paragrafët 10,62-10,64 në BPM6, shqyrtojnë regjistrimin e tarifës për shërbimet e prodhimit.

Pyetja 4. Një ndryshim i rëndësishëm në BPM6 është në trajtimin e mallrave nën Merchanting, d.m.th., mallrat e blera nga një rezident (të ekonominë përpiluese) prej një jorezidenti kombinuar me rishitjen pasuese të mallrave të njëjta tek një tjetër jorezident, duke mos qenë të pranishme ato mallra në ekonominë përpiluese. A mund të shpjegoni trajtimin duke marr parasysh BPM5, BPM6, dhe regjistrimin doganor?

Në BPM5, Merchanting është përfshirë në “Merchanting dhe shërbime tjera të ndërlidhura të tregtisë “. Në rastin kur këto mallra janë mbajtur në inventar nga një periudhë në tjetrën, atëherë blerja e mallrave nën merchanting është përfshirë në mallrat e importuara, dhe kjo shumë e njëjtë ishte zbritur nga importi (si importe negative) në periudhën në të cilën mallrat janë tjetërsuar. çdo diferencë midis vlerës së mallit kur janë përvetësuar dhe kur janë tjetërsuar ishin klasifikuar si eksporte të shërbimeve merchanting.

Në BPM6, Merchanting i mallrave është riklasifikuar nga shërbimet në mallrat. Blerja e mallrave është klasifikuar si eksport negativ i ekonomisë tregtare, dhe shitja është klasifikuar si një eksport pozitiv i mallra, me dallimin në mes të shitjeve dhe blerjeve të regjistruara në eksportet e mallrave si “eksportet neto të mallrave nën Merchanting “.

Vlera nën kategorinë “mallrat neto nën merchanting” sipas BPM6 është e njëjtë me vlerën e shërbimeve merchanting sipas BPM5.

Mallrat në merchanting nuk e kalojnë kufirin e ekonomisë përkatëse, dhe në këtë mënyrë nuk evidentohen në dokumentet doganore të plotësuara nga merchanti.

Merchanting shqyrtohet në paragrafët 10.41-10.49 të BPM6-të.

Pyetja 5. BPM6 prezanton shërbimet e ndërmjetësimit financiar të matura në mënyrë indirekte (FISIM). A mund të shpjegoni trajtimin e FISIM-së sipas BPM5 dhe BPM6?

Korporatat financiare[2] ofrojnë disa shërbime financiare për huamarrësit dhe depozituesit për të cilat shërbime mund të kompensohen në mënyrë indirekte. Interesi mund të konsiderohet si një pjesë e të hyrave (interes i pastër) dhe kompensimi për shërbime (FISIM). Margjinat e interesit janë një alternativë për t’i ngarkuar konsumatorët në mënyrë direkte për shërbimet financiare.

Në BPM5, FISIM nuk është i ndarë nga interesi dhe për këtë arsye nuk përfshihet në shërbimet financiare. FISIM, megjithatë ishte i përfshirë në vlerësimet e llogarive kombëtare nën Sistemin e Llogarive Kombëtare 1993. Ky ishte dallimi i vetëm në mbulimin e importeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet BPM5 dhe versionit të SNA-së të vitit 1993.

Në BPM6, FISIM llogaritet për kredi dhe depozita duke përfshirë korporatat financiare. “Interesi i pastër” komponent i interesit (me përjashtim të ngarkesës së shërbimeve të ndërmjetësimit financiar) regjistrohet në llogarinë e të ardhurave primare (në llogarinë e të ardhurave në BPM5) sipas BPM5 dhe BPM6.

FISIM shqyrtohet në BPM6, paragrafët 10.126-10.136.

Pyetja 6. Një ndryshim i rëndësishëm metodologjik në BPM6 përfshijnë transaksionet e sigurimit. A mund të shpjegoni shkurtimisht dallimet në trajtimin e transaksioneve të sigurimit në mes të BPM5 dhe BPM6?

Kompanitë e sigurimeve ofrojnë shërbime për të siguruarit e tyre gjatë tërë jetës përderisa ata kanë kontratë valide të sigurimit, dhe disa nga këto shërbime nuk përfshijnë obligime financiare në mënyrë eksplicite. Pagesat për këto shërbime janë komponentë të pa diferencuara të shumave tjera të ndryshme rrjedhëse (duke përfshirë primet që të siguruarit paguajnë, dhe të hyrat nga investimet nga të cilat të siguruarit përfitojnë), dhe për këtë arsye duhet të nxirren në mënyrë indirekte nga shumat të cilat pësojnë rritje si në buxhetin e siguruesit e po ashtu edhe në buxhetin e të siguruarit. Regjistrimi i transaksioneve të sigurimit është kompleks, kështu që BPM6 përfshijnë një shtojcë (Shtojca 6C), e cila ofron udhëzime të hollësishme metodologjike.

Sipas BPM6, “primet suplementare”, të cilat pasqyrojnë të ardhurat e fituara nga investimi të dala nga asetet e përcaktuara për të përmbushur detyrimet e kompanive të sigurimit ndaj të siguruarve, regjistrohen në llogarinë e të ardhurave primare të cilat paguhen nga kompanitë e sigurimeve duke u paguar nga kompanitë e sigurimit për të siguruarit, dhe më pas po ashtu kthehen nga të siguruarit te kompanitë e sigurimit (shtohen te primet, dhe në këtë mënyrë konsiderohen në kalkulimet e shërbimeve të sigurimit). BPM5 ka lejuar që transaksionet të cilat ndërlidhen me të ardhurat nga investimet në rezervat teknike të injorohen për shkak të problemeve të vlerësimit.

Në BPM6, sigurimi jo-jetë dhe risigurimi trajtohen në mënyrë të njëjtë, e cila reflekton një ndryshim nga BPM5. Në BPM5 për risigurim, eksportet e shërbimeve, në parim të vlerësuara si bilanci i të gjitha qarkullimeve brenda një periudhe të caktuar kohore që ndodhin ndërmjet rezidentëve (jorezidentëve) të risiguruar dhe jorezidentëve (rezidentëve) të siguruar.

BPM6 lejon që kërkesat[3] e sigurimeve jo-jetësore të llogariten duke pasqyruar një pamje më afatgjatë të kërkesave dhe për kërkesa të jashtëzakonshme si ato të shkaktuara nga ndonjë katastrofë, të regjistrohen më parë si transfere kapitale se sa transfere të zakonshme rrjedhëse, nëse është e nevojshme që të jenë në përputhshmëri me trajtimet e llogarive kombëtare. Në BPM5 nuk kishte ndonjë shqyrtim specifik të rregullimeve për paqëndrueshmërinë e kërkesave.

Në mënyrë që të ardhurat e fituara të kompanisë së sigurimit të përputhen me shpenzimet e bëra në periudhën përkatëse bazuar në sistemit akrual, sipas BPM6, llogaritja e dëmeve përfshijnë dëmet që janë raportuar nga të siguruarit te kompanitë e sigurimit, si dhe ato që kanë ndodhur por nuk janë raportuar akoma në kompanitë e sigurimit. Në BPM5, nuk kishte ndonjë diskutim të hollësishëm të llogaritjes së dëmeve të sigurimit jo-jetësore.

Sa i përket sigurimeve jetësore, nuk ka ndryshim nga BPM5 dhe BPM6 në lidhje me përfshirjen në llogarinë financiare të primeve minus pagesat e shërbimeve minus dëmet.

Siç mund të konkludohet nga lartë, llogaritja e transaksioneve të sigurimit bazuar në BPM6 është më e avancuar se sa llogaritja bazuar në BPM5. Trajtimet sipas BPM6 zgjedhin disa nga problemet që herë pas here janë ngritur në BPM5, duke përfshirë shërbimet negative dhe të serive kohore të cilat nuk ishin të justifikuara mirë në aspektin konceptual.

Pyetja 7. BPM6 prezenton zërin “tarifat për përdorimin e pasurisë intelektuale”, i cili po ashtu përfshinë regjistrimin e tarifave për licencat e riprodhimit dhe/ose shpërndarjes së pasurisë intelektuale qoftë për prodhime origjinale ose prototipe. A mund të sqaroni ndryshimet në këtë aspekt në mes të BPM5 dhe BPM6?

BPM6 përdor zërin “tarifat për përdorimin e pronësisë intelektuale” në vend të “tarifa për të drejtat e autorit dhe të licencave” në BPM5. Tarifat për përdorimin e pasurisë intelektuale përfshijnë (i) tarifat për shfrytëzimin e të drejtës së autorit, siç janë: franshizat dhe markat tregtare, si në BPM5; dhe (ii) tarifat e licencave për të riprodhuar dhe/ose shpërndarë pronësinë intelektuale qoftë për prodhime origjinale ose prototipe dhe të drejtave tjera të ndërlidhura; BPM5 nuk ishte eksplicite në regjistrimin e këtyre transaksioneve. Në BPM6, ashtu si në BPM5, e drejta e blerjes/shitjes së franshizave dhe markave tregtare janë të regjistruara në llogarinë kapitale.

Tarifat për shfrytëzimin e pronës intelektuale përfshijnë licencat për të riprodhuar dhe/ose shpërndarë pronësinë intelektuale qoftë për prodhimet origjinale ose prototipet që përfshijnë (i) softueret, dhe (ii) audiovizuale dhe produktet tjera të përafërta. Shembuj mund të jenë licencat për riprodhimin e produkteve të cilat kanë të drejtat autoriale, siç janë librat, programet kompjuterike, veprat kinematografike dhe regjistrimet zanore.

Trajtimi i transaksioneve rrjedhëse që kanë të bëjnë me pronësinë intelektuale është përmbledhur në Tabelën 10.4 të BPM6 (paraqitur më poshtë):

Tabela 10.4. në BPM6: Trajtimi i pronësisë intelektuale

Shfrytëzimi i pronësisë intelektuale Shtija apo blerja e të drejtave Pronësore3
Franshizat dhe markat tregtare

Tarifat për përdorimin e pronësisë intelektuale jo të përfshira diku tjetër

Hyrjet në llogarinë kapitale
Realizimi nga hulumtimi dhe zhvillimi

Tarifat për përdorimin e pronësisë intelektuale jo të përfshira diku tjetër

Shërbimet e hulumtimit dhe zhvillimit
Shërbimet kompjuterike; Audiovizuele dhe shërbimet tjera të ngjashme:
(a) Të gjitha llojet e modifikimeve (b) Jo të modifikuara-të shkarkuara nga interneti apo të pranuara në forma tjera elektronike (c) Jo të modifikuara-të ofruara në formë të mediave të shkruara me licencë periodikisht të paguar (d) Jo të modifikuara- të ofruara në formë të mediave të shkruara me të drejtë shfrytëzimi të përhershëm
Licenca për përdorim duke përjashtuar mundësin për riprodhim dhe shpërndarje1
Licencat për riprodhim dhe/ose shpërndarje2

Zëri për shërbime relevante4 Zëri për shërbime relevante4 Zëri për shërbime relevante4 Mallrat

Tarifat për përdorimin e pronësisë intelektuale jo të përfshira diku tjetër

Zëri për shërbime relevante4

1

� Përfaqëson rastin kur një produkt specifik ofrohet me të drejtën e shfrytëzimit të të pronësisë intelektuale e përfshirë në të, por jo për të kopjuar atë për shpërndarje të mëtejme. Transaksionet duhet të klasifikohen nën zërat përkatës të mallrave dhe shërbimeve.

2

�� Përfaqëson rastin kur autoriteti për të riprodhuar apo shpërndarë (apo të dyja) pronësinë intelektuale delegohet nga pronari.

3

�� Përfaqëson rastin kur kemi ndryshim të pronësisë ekonomike të tërë të drejtës së pronësisë intelektuale në fjalë. Shitësi nuk ka më asnjë të drejtë apo obligim lidhur me pronësinë intelektuale. Gjithashtu ky rast përfshinë të drejtën për shitje të dytë ose rishitje vijuese të të drejtave pronësore.

4�

��� Zëri përkatës i shërbimit është i ndërlidhur me shërbime kompjuterike (shih paragrafin 10.143), apo shërbime relevante audiovizuele (shih paragrafin 10.162�10.166), varësisht nga natyra e shërbimit të ofruar. Për shembull, shitja ose blerja e një kopje të një pakoje softueri e cila është prodhuar në��� masë të madhe dhe është marrë nga një individ për të përdorur në një kompjuter të vetëm i cili është mbuluar me një licencë për të përdorur dhe jo për të riprodhuar dhe shpërndarë; ky rast do të regjistrohet në mallra ose shërbime varësisht nga shembujt (shih shembujt (b), (c) dhe (d) në pjesën e softuerit në Tabelën 10.4). Nëse një prodhues paguan për të drejtën për të përfshirë softuerin në kompjuterët që ai prodhon, atëherë pagesa do të jetë një licencë për të riprodhuar ose shpërndarë ose të që të dyja (obligimet për përdorimin e pronës intelektuale e siguruar nga pronari i origjinalit).

Pyetja 8. Në BPM6, transferet personale si nën kategori e të ardhurave sekondare përfshijnë remitencat, por nuk kufizohen vetëm me transferet ndër familjare dhe të ardhurat nga punësimi. Në BPM6 gjithashtu janë futur të dhëna plotësuese që lidhen me punësimin ndërkufitar për përpilimin e remitencave personale. A mund të shpjegoni ndryshimet nga BPM5 në BPM6, dhe si remitancat personale dallojnë nga remitencat e punëtorëve dhe transferimet personale?

Transferet personale në BPM6 përfshijnë të gjitha transferet rrjedhëse në para të gatshme ose në forma tjera si kompensimi me mallra ose shërbime mes rezidentëve dhe jo-rezidentëve të ekonomive familjare, me burim të pavarur të të ardhurave dhe marrëdhënie në mes të ekonomive familjare. Remitancat e punëtorëve janë pjesë e transfereve personale dhe mund të klasifikohen si zë plotësues nga ekonomitë e vendeve. Në BPM5, remitancat e punëtorëve ishin një komponent standard dhe përbëhej nga transferet rrjedhëse të migrantëve të punësuar në ekonomitë e vendeve tjerat dhe të cilët ishin konsideruar rezidentë të vendit përkatës.

Tre zëra plotësues të shtuar në llogaritë ndërkombëtare lidhur me remitancat janë të përcaktuara në BPM6, e të cilat janë: (a) Remitancat personale. Kjo përbëhet nga transferet rrjedhëse dhe kapitale në para të gatshme ose në të mira materiale ndërmjet rezidentëve dhe jo-rezidentëve të ekonomive familjare, plus kompensimi i punëtorëve, minus tatimet dhe kontributet shoqërore të paguara nga punëtorët jorezident në ekonominë e punësimit, minus transporti dhe shpenzimet e udhëtimit të ndërlidhura me punën jashtë vendit. Me pak fjalë, kjo kategori përfshinë gjithë transferet ndërmjet ekonomive familjare dhe të ardhurat neto të punëtorëve jorezident; (b) Gjithsej remitencat. Kjo kategori përbëhet nga remitancat personale të pranuara plus përfitimet sociale të pranuara; dhe (c) Gjithsej remitancat dhe transferet ndaj Organizatave Jo-Fitimprurëse që u Shërbejnë Ekonomive Familjare (OJSHEF).

Kjo përbëhet nga gjithsej remitancat dhe transferet rrjedhëse dhe kapitale ndaj OJSHEF-ve nga çdo sektor i ekonomisë dërguese.[4] Transferet personale janë diskutuar në BPM6, paragrafët 12.21-12.26; dhe remitencat janë diskutuar në BPM6, paragrafi 12.27 dhe Shtojca 5

Llogaria Kapitale

Pyetja 9. Në BPM6, efektet personale, asetet financiare dhe detyrimet e personave të cilët kanë ndryshuar territorin e tyre ekonomik të banimit (transferet e migrantëve) nuk janë më të përfshira në bilancin e pagesave si transfere kapitale (dhe të hyrat plotësuese nuk janë të përfshira në importin apo eksportin e mallrave, transaksionet financiare, etj.) A mund të shpjegoni arsyen e trajtimeve të ndryshme në BPM5 dhe BPM6?

Në BPM5, transaksionet ishin të përfshira kur personat ndryshonin vendbanimin. Ky ishte një përjashtim nga parimet e përgjithshme në llogarinë e bilancit të të pagesave, ku transaksionet në përgjithësi janë të regjistruara kur një resident i një ekonomie ka bashkëpunuar me një resident të ekonomisë tjetër. Në rastin e transfereve të migrantëve, nuk kishte ndërveprime në mes të një rezidenti dhe jo rezidenti, por në këtë rast rezidenti ndërronte vendbanimin e tij.

Në BPM6, prona personale dhe asete tjera të njerëzve që ndryshojnë vendbanimin nuk janë më të regjistruara si transaksione sepse ndryshimi në pronësi nuk përfshihet më. Më saktë, për shkak se vendbanimi i pronarit ndryshon, por jo pronësia e aseteve, ndryshimi në asetet ndërkufitare (si bilanci i bankave dhe pronësia e pasurisë së patundshme) dhe detyrimeve ndërmjet ekonomive janë të regjistruara si ri�klasifikime në “ndryshimet e tjera në vëllim” në PIN. Asetet financiare dhe detyrimet e personave që ndërrojnë vendbanim janë diskutuar në BPM6, paragrafët 9.21-9.23. Megjithëse tranferet e migrantëve duhet të përjashtohen nga llogaritë e bilancit të pagesave në BPM6, këto janë të përfshira në bazën BPM6 “gjenerike” vlerësimet e konvertuara të publikuara duke filluar nga muaji gusht 2012 IFS dhe databazën e publikuar online të BOP-së, për shkak që STA nuk ka mundur të eliminoj këtë llogari pa ndikuar në gabime dhe lëshime neto (shih FAQ # 1). STA do të përjashtojë transferet e migrantëve nga vlerësimet në vitin 2014, kur shumica e ekonomive pritet të kenë konvertuar të dhënat e tyre bazuar në BPM6.

Pyetja 10. Në BPM6, transaksionet që përfshijnë rezultatet e R&D, të tilla si patentat dhe të drejtat e autorit, nuk regjistrohen më si asete jo të prodhuara në llogarinë kapitale. A mund të shpjegoni trajtimin e ndryshëm në BPM5 dhe BPM6?

Në BPM5, të drejtat e blerjes dhe shitjes së patentave, të drejtat e autorit, markat tregtare dhe të drejtat tjera pronësore që pasqyrojnë rezultatet e R&D janë regjistruar në llogarinë kapitale, për shkak se këto janë konsideruar si transaksionet në asetet jo�materiale jo të prodhuara.

Në BPM6, të drejtat për blerje dhe shitje të franshizave dhe markave tregtare vazhdojnë të regjistrohen në llogarinë kapitale. Megjithatë, të drejtat për blerje dhe shitje të patentave, të drejtat autoriale dhe të drejtat tjera pronësore të pronës intelektuale (me përjashtim të franshizave dhe markave tregtare) janë regjistruar në shërbime (në shërbimet e hulumtimit dhe zhvillimit, shërbime kompjuterike, ose shërbime audiovizuale dhe shërbime tjera të ndërlidhura adekuate), për shkak se këto konsiderohen si transaksione në asete të prodhuara.

Tarifat për shfrytëzimin e rezultateve të R&D janë të përfshira në “e drejta e autorit dhe licenca” në BPM5, dhe në “pagesat për shfrytëzim të pronës intelektuale” në BPM6.

Të drejtat për blerje dhe shitje të patentave, të drejtat e autorit, markat tregtare dhe të drejtat tjera pronësore që pasqyrojnë rezultatet e R&D janë diskutuar në BPM6, paragrafët 10.143 (e), 10.148, respektivisht 10.166; pagesat për shfrytëzimin e pronës intelektuale janë diskutuar në BPM6, paragrafët 10.137-10,.140. Shih gjithashtu pyetjen numër 7.

Llogaria financiare dhe PIN

Pyetja 11. Një ndryshim i rëndësishëm në BPM6 përfshinë Investimet e Huaja Direkte (IHD). A mund të shpjegoni trajtimin e IHD-ve sipas BPM5 dhe BPM6, duke përfshirë trajtimin e ndërmarrjeve të cilat operojnë si degë të kompanive jashtë vendit?

Dallimi kryesor në mes të dy prezantimeve (BPM6 kundrejt BPM5) është në regjistrimin e investimeve të kthyera.

Në BPM5, IHD-të janë paraqitur në mënyrë të drejtpërdrejte në komponentët standard, që do të thotë investimet direkte në ekonominë raportuese (në anën e detyrimeve të pasqyrës së PIN-it) përfshinin asetet dhe detyrimet në mes të një investimi direkt të një ndërmarrje rezidente dhe investitorit të saj direkt jo rezident, ndërsa investimet direkte jashtë vendit (në anën e aseteve të pasqyrës së PIN-it) duke përfshirë asetet dhe detyrimet në mes të një investitori direkt rezident dhe ndërmarrjeve të tij të investimeve direkte jorezidente.

Në BPM6, IHD është paraqitur në komponentet standarde të aseteve dhe detyrimeve bruto, e detajuar prej nga mund të identifikohen marrëdhëniet në mes investitorit dhe entitetit që pranon investimin. Për shembull, të gjitha pasuritë janë regjistruar në anën e aseteve të pasqyrës së PIN-it, që tregojnë veçmas detajet për investitorin direkt në ndërmarrjet e investimeve direkte, ndërmarrjet e investimeve direkte në investitorit direkt (investimet e anasjellta); dhe kërkesat ndaj ndërmarrjeve të ndërlidhura jashtë vendit. Po ashtu janë treguar detaje shtesë për ndërmarrjet e ndërlidhura, për të identifikuar nëse ndërmarrja që ushtron kontrollin është rezidente, jo rezidente ose e panjohur.

Në BPM6, IHD-të përfshijnë edhe investimet lidhur me ndërmarrjet e ndërlidhura. Ndërmarrjet e ndërlidhura janë ato ndërmarrje (të cilat janë në marrëdhënie të investimeve të drejtpërdrejta me njëri-tjetrin për shkak se ata janë nën kontrollin ose ndikimin e të njëjtit investitor direkt ose indirekt), që nuk mbajnë 10 për qind ose më shumë të së drejtës për votim në ndërmarrjen tjetër. Në BPM5, trajtimi i ndërmarrjeve të ndërlidhura nuk ishte përshkruar në mënyrë të qartë.

Përveç dallimeve në prezantimin e të dhënave në mes të BPM5 dhe BPM6 të përshkruara më lartë, i ashtuquajturi “borxhi i përhershëm” në mes ndërmjetësve financiar të bijësuar4 është riklasifikuar nga investimet e huaja direkte në investime në letra me vlerë ose investime tjera. Kjo është pjesërisht për arsye konceptuale (borxhi i ndërmjetësve financiar nuk është konsideruar të jetë aq i lidhur me marrëdhënien e investimit direkt) dhe pjesërisht për arsye praktike.

Në lidhje me këtë të fundit, nuk ka pasur ndonjë standard ndërkombëtar të rënë dakord për identifikimin e borxhit të përhershëm, duke rezultuar në asimetri bilaterale. Gjithashtu, shifrat e borxhit të përfshira në IHD shpesh ishin mjaft të mëdha, duke rezultuar në shifra që ishin të vështira për të interpretuar. Borxhi që regjistrohej në IHD nuk ishte i lidhur me aktivitetet që zakonisht ndërlidhen me investimet e huaja direkte, të tilla si ndërtimi i impianteve prodhuese dhe përvetësimin e inventarëve, por në vend të kësaj ishte i lidhur me aktivitetet financiare që zakonisht janë regjistruar në investime në letra me vlerë ose investime tjera.) Si ndryshimi në prezantimin e të dhënave (d.m.th., regjistrimi i IHD-ve në baza bruto në BPM6) dhe ndryshimi metodologjik (riklasifikimi i “borxhit të përhershëm” midis ndërmjetësve financiar të bijësuar), rezultojnë në ndryshime në totalin e aktiveve të IHD-ve dhe gjithsej detyrimeve të IHD-ve sipas metodologjisë BPM6.

Dallimet në mënyrën e prazantimit të IHD-ve dhe investimet të anasjellta sipas BPM5 dhe BPM6 janë diskutuar në paragrafët 6,39-6,45 si dhe në Kutinë 6.4 të BPM6, mbulueshmëria e borxhit midis korporatave financiare të bijësuara diskutohet në paragrafin 6.28 të BPM6.

Pyetja 12. Një ndryshim i rëndësishëm metodologjik në BPM6 është trajtimi i alokimeve të të drejtave speciale të tërheqjes (SDR). A mund të shpjegoni trajtimin e alokimeve SDR sipas BPM5, BPM6, si dhe në publikimet kryesore të FMN-së për statistikat e sektorit të jashtëm, pra Publikimi Vjetor i Statistikave të Bilancit të Pagesave (BOPSY) dhe IFS?

Në BPM6, alokimet e reja të SDR për pjesëmarrësit e Departamentit të SDR të FMN-së regjistrohen si rritje në asetet rezervës bruto (mbajtjet e SDR-ve) dhe në të njëjtën kohë, në detyrimet afatgjata të borxhit të autoriteteve (alokimet e SDR). Ndryshimi kryesor nga BPM5 është trajtimi i alokimeve të SDR si detyrim afatgjatë i borxhit që regjistrohet si transaksione rrjedhëse si dhe tek të dhënat stok.

Arsyetimi lidhur me regjistrimin e alokimeve të SDR si borxh, sipas BPM6: “Instrumentet e borxhit janë ato instrumente që kërkojnë pagimin e principalit dhe/ose interesit në një kohë të dhënë në të ardhmen” (BPM6, paragrafi 5.31) alokimet e SDR përmbushin këtë përkufizim, sepse ato sjellin interes (në normën e interesit për SDR). Gjithashtu, interesi nga borxhi rritet nëse nuk paguhet në kohë. Detyrimet kanë vlerë fikse. “Ekuiteti përbëhet nga të gjitha instrumentet dhe regjistrimet që pranojnë kërkesa ndaj vlerës së mbetur të një korporate apo kuazi-korporate, pasi të jenë përmbushur kërkesat e të gjithë kreditorëve.” (BPM6� paragrafi 5.21) SDR nuk plotësojnë definicionin e kapitalit, sepse ato nuk ofrojnë pjesëmarrje në shpërndarjen e vlerës së mbetur të emetuesit me rastin e shpërbërjes; gjithashtu, siç u tha më lartë, SDR-të rrisin interesin.

FMN zbatuar alokimet e reja të SDR në gusht 2009 dhe shtator 20095, dhe këto u reflektuan në transaksionet e BP (si rritja e rezervave bruto dhe rritja e detyrimeve të borxhit afatgjatë të autoriteteve) në emetimet IFS-ve respektive në tetor 2009 dhe nëntor 2009. Ato janë pasqyruar gjithashtu në të dhënat e Bilancit të pagesave të TM3 të vitit 2009 dhe statistikat tremujore të PIN-it të botuara IFS 2010 dhe BOPSY 2010 të janarit.

Një grup Pyetjeve më të Shpeshta që trajtojnë çështjet statistikore të SDR-ve është e postuar këtu:

Pyetja 13. Një ndryshim metodik në BPM6 përfshinë shumat e papaguara të borxhit. A mund të shpjegoni trajtimin e borxheve, duke përfshirë shumat e papaguara të interesit dhe të principalit, nën BPM5 dhe BPM6?

Në BPM5, kur një pagesë e principalit apo interesit futej në kategorinë e borxhit të papaguar, shtohej një transaksion, dhe shuma e borxhit të papaguar riklasifikohej nga kategoria e aseteve/detyrimit të borxhit afatshkurtër tek “Detyrimet tjera”.

Në BPM6, nuk shtohen transaksione për pjesën e papaguar të principalit dhe të interesit të borxhit. Pjesa e papaguar e principalit mbahen nën instrumentin origjinal, dhe interesi regjistrohet në baza akruale, me një hyrje kompenzuese nën instrumentin përkatës. Megjithatë akumulimi i borxheve lidhur me financimin e jashtëzakonshme përshihet si zë bilancor shtesë jashtë pasqyrës kryesore (anglisht: memorandum item) në llogarinë financiare në prezantimet analitike (BPM6, paragrafi 8.58 dhe BPM6, Shtojca 1).

Borxh i papaguar diskutohen në BPM6, paragrafët 5,99-5,102.

Pyetja 14. BPM6 njeh të drejtat për pensione dhe provizionet për kërkesat nën skemat e standardizuara të garantimit si ndryshime në asetet dhe detyrimet në llogarinë financiare. A mund të shpjegoni trajtimin e ndryshëm nën BPM5 dhe BPM6?

Në BPM6, pensionet njihen si aseste financiare me ndryshime në rezervavat teknike për shkak të transaksioneve të regjistruara në llogarinë financiare. Transaksionet përbëhen nga vlera e detyrimeve të vlerësuara tek përfituesit dhe poseduesit që janë grumbulluar gjatë periudhës (BPM6, paragrafi 8.48).

Në BPM6, provizionet për kërkesat (calls) nën garancionet e standardizuara identifikohen dhe trajtohen në mënyrë të ngjashme me rezervat e sigurimit teknik (BPM6 A6c.43-44). Në BPM5, garancitë e standardizuara nuk janë klasifikuar si aseste/detyrime financiare.

Pyetja 15. Përveç shufrave të arit në ari monetar dhe mjetete rezervë, BPM6 përfshinë edhe llogaritë buxhetore të paalokuara të arit. A mund të shpjegoni trajtimin e ndryshëm nën BPM5 dhe BPM6?

Në BPM6, ari monetar përbëhet nga shufrat e arit (gold bulions) dhe llogaritë buxhetore të paalokuara të arit me jorezidentët të cilët e japin të drejtën për shpërndarjen e arit. Në BPM5, arin monetar i vetëm përbëhej vetëm nga shufrat e arit; BPM5 nuk e diskuton trajtimin e arit të pashpërndarë. Prandaj, përkufizimi i arit monetar është rishikuar në BPM6 për të përfshirë llogaritë buxhetore të paalokuara të arit të mbajtura nga autoritetet monetare me jorezidente.

Llogaritë e paalokuara të arit paraqesin një kërkesë (claim) ndaj mbajtësit të llogarisë për shpërndarjen e arit. Ofruesi i llogarisë mban titullin për arin fizik, dhe emeton kërkesa (claims) ndaj mbajtësve të arit të shprehura në ari, por kjo nuk u jep të drejta mbi pronësi në shufra të veçanta të arit (ose forma të tjera të arit). Llogaritë e paalokuara të arit të mbajtura si rezerva janë të klasifikuara si ari monetar, të gjitha format e tjera të posedimit (holldings) të llogarive të arit të pashpërndarë si dhe detyrimet janë të përfshira në zërin bilancor paraja e gatshme dhe depozitat (BPM6 paragrafi 9.19).

Llogaritë paalokuara që përfshijnë metalet tjera të çmueshme, si dhe llogaritë e arit që janë të kategorizuara tek ari (por që nuk japin pronësi për të kërkuar dorëzimin e arit), të mbajtura nga jorezidentët, nuk klasifikohen si ari monetar por klasifikohen në zërin bilancor “paraja e gatshme dhe depozitat ” (BPM6 paragrafi 5.39).

Pyetja 16. BPM6 fut raportimin e standardizuar për përbërjen e zërit bilncor paraja e gatshme e aseteve dhe detyrimeve ndërkombëtare, duke përfshirë derivatet financiare, për të rritur shfrytëzueshmërinë e PIN-it. Tek statistikat e PIN-it cilat përmirësime tjera të rëndësishme janë paraqitur në BPM6?

Përmirësimet tjera të rëndësishme të të dhënave të PIN-it në BPM6 janë paraqitur në vijim:

a. Një ndarje më e detajuar sektoriale, përfshirë këtu identifikimin e institucioneve të tjera financiare;

b. Informacionet mbi kreditë e dëmtuara ndërkufitare (vetëm për kreditorët) mbi vlerën e tyre reale (në zërin bilancor “memorandum item”), dhe kredive jo�performuese në vlerë nominale (zëri bilancor plotësues, ose në zërin bilancor “marrëveshje mirëkuptimi” (memorandum item) nëse nuk ka në dispozicion informata lidhur me vlerën reale e kredive të zhvlerësuara);

c. Provizionet nga humbjet e kredive (zëri bilancor plotësues�supplimentary item);

d. Detaje plotësuese për afatin e mbetur të maturimit të borxhit;

e. Theks i veçantë dhe udhëzime shtesë mbi përdorimin e vlerësimit të tregut për pozicionin (gjendjen kumulative) të investimeve direkte;

f. Detyrimet që lidhen me rezerva me afat të shkurtër në bazë të afatit të mbetur të maturimit (në zërin bilancor “marrëveshje mirëkuptimi” -memorandum item);

g. Asetet dhe detyrimet kontingjente (zëri bilancor plotësues�supplimentary item);

h. Pozicionet e derivatëve financiare të jorezidentëve sipas vlerës nominale, dhe nëse është e mundur sipas kategorive të rrezikut në tregut (p.sh., këmbimi valutor, norma e interesit e një monedhe të vetme, ekuiteti, të mirat materiale, kreditë, dhe zëra të tjerë plotësues);

i. Mbajtja e fondeve suverene për mirëqenie nuk përfshihet në kategorinë e aseteve funksionale rezervë (zëri bilancor plotësues � “supplimentary item” në PIN).

NDRYSHIMET NË PARAQITJEN E TË DHËNAVE

Pyetja 17. A mund të shpjegoni ndryshimet e futura në “sign convention”, që do të zbatohen në të dhënat e raportuara?

Në BPM6, zërat kryesor bilancor të llogarisë financiare janë ndryshuar nga llogarina “kredi dhe debi” në “blerjet neto të aseteve financiare” dhe “marrjen e detyrimeve neto”, pra, të gjitha ndryshimet të shkaktuara nga regjistrimet në kredit dhe debit regjistrohen në baza neto veç e veç për asetet dhe detyrimet financiare. Shenja pozitive tregon një rritje në asete ose detyrime, dhe shenja negative tregon një ulje në asete ose detyrime.

Në BPM6, llogaria financiare tashmë është në përputhje me Statistikat e Llogarive Kombëtare dhe Statistikat Financiare të Qeverisë, dhe eliminon praktikën e bilancit të pagesave për paraqitjen e një rritje tek asetet si hyrje negative (debi).

Për më tepër, në llogaritë rrjedhëse dhe kapitale, regjistrimet në kredit bruto dhe borxh bruto shënohen me shenja pozitive në kolonën përkatëse. Në BPM5, të gjitha regjistrimet ne debi janë shënuar me shenja negative.

Tabela më poshtë tregon ndryshimet në shenjën e regjistrimit nga BPM5 në BPM6.

BPM6 BPM5

Logaria rrjedhese dhe kapitale

Debiti dhe krediti regjistrohen me shenjen pozitive

Krediti me shenjen pozitive dhe debiti me shenjen negative

Llogarina finanicare

Rritjet ne asete dhe detyrime me shenjen pozitive dhe renjet ne asete dhe detyrime me shenjen negative

Rritjet ne asete dhe renjet ne detyrime me shenjen negative dhe renjet ne asete dhe detyrime me shenjen pozitive

Bilanci I llogarise financiare (te ashtuquajturat” huazimet neto (+)/huazimet neto (-) ne BPM6)

Llogaritjet si ndryshim ne asete minus ndryshimi ne detyrime

Llogaritjet si ndryshim ne asete plus ndryshimi ne detyrime

Pyetja 18. A mund t’i identifikoni ndryshimet e mëdha në titujt e llogarive në BPM6?

Në BPM6, termat “të ardhurat primare” dhe “të ardhurat sekondare” zëvendësojnë termat “të ardhurat” dhe “transferet rrjedhëse” respektivisht, që të jenë të harmonizuara me SNA të vitit 2008.

Pyetja 19. A mund të shpjegoni dallimin në kategorizimin sektorial të të dhënave në BPM5 dhe BPM6?

BPM6 i fuqizon të dhënat për sektorët duke futur një kategori të quajtur “sektorët tjerë” në “korporatat tjera financiare” dhe “Korporatat jofinanciare dhe ekonomitë familjare. Për më tepër, në BPM6, “banka qendrore” zëvendëson “autoritetet monetare” si një nënsektor institucional, ndërsa “autoritetet monetare” mbetet një koncept thelbësor për përcaktimin e aseteve rezervë6.

Shtojcat e reja në BPM6

Pyetja 20. Cilat karakteristika të reja janë paraqitur në BPM6 për të ndihmuar përdoruesit dhe hartuesit e të dhënave të BP-së dhe PIN-it?

BPM6 përfshinë një numër të shtojcave të reja që ofrojnë këshilla metodologjike. Për shembull, këtu përfshihen shtojcat për transaksionet financiare të jashtëzakonshme, riorganizimi i borxhit, unionet ekonomike dhe monetare, aktivitetet e ndërmarrjeve shumëkombëshe dhe remitancat. Këto shtojca ofrojnë diskutimin më të thellë të këtyre temave, japin përgjigje për përpiluesit dhe iu përgjigjen kërkesave të përdoruesve për informata dhe këshilla metodologjike.

6Autoritetet monetare përfshijnë bankën qendrore (që përfshinë njësitë tjera institucionale në nënsektorin e bankës qendrore, të tilla si bordi monetar�’currency board’) dhe operacionet e caktuara, që zakonisht i atribuohen bankës qendrore, por ndonjëherë përbëhet nga institucionet e tjera qeveritare ose bankat tregtare, të tilla si ‘Bankat komerciale në pronësi të Qeverisë’.

PUBLIKIMET E TË DHËNAVE STATISTIKORE

Pyetja 21. Kur do të konvertoj FMN-ja botimet e saj të mëdha për statistikat e sektorit të jashtëm -dmth manualin e BOPSY-it dhe IFS-it -nga BPM5 në BPM6? Pas konvertimit, cilat të dhëna statistikore të serive kohore paraprake do të jenë në dispozicion të bazuara në BPM5 dhe në BPM6?

FMN-ja do të zbatojë kornizën e manualit BPM6 për BP dhe PIN në publikimet e saj të mëdha statistikore duke filluar nga botimet e gushtit të vitit 2012. Kjo i referohet botimeve në formë të shtypur të IFS-së, bazën online të të dhënave të BOPS-it në eLibrari të FMN-së, dhe BOPS në CD ROM. Në formë të shtypur do të jetë publikimi i Statistikave Vjetore të Bilancit të Pagesave (BOPSY) (pritet të publikohet në nëntor 2012) gjithashtu do të jetë i bazuar në BPM6. Të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe PIN-it për vitet 2005 dhe tutje do të publikohen në përputhje me BPM6 (publikimi i serive kohore në formë të shtypur të IFS-it të muajit gusht 2012 do të filloj në vitin 2008).

Baza e të dhënave të serive kohore paraprake të BPM5 të BOPS CD ROM dhe në eLibrari të FMN-së do të përfundojë me të dhënat për vitin 2008. Vendimi për t’i dhënë fund bazës së serive kohore të BPM5 në CD ROM dhe në eLibrari në vitin 2008 ishte marr sepse FMN-ja nuk mund të mbajë dy seri të veçanta të të dhënave (një në BPM5 dhe një në bazë të BPM6) pas konvertimit të botimeve të saj në bazë të BPM6, dhe të dhënat e bazuara në BPM5 pas vitit 2008 janë më të qëndrueshme (dmth., ka më pak mundësi që të rishikohen) sepse janë të dhëna të viteve të fundit.

Pyetja 22. Kur FMN-ja të konvertoj botimet e mëdha statistikore nga BPM5 në BPM6, a do të ketë ndryshime të mëdha në numrin e tabelave që janë publikuar më parë, nivelin e detajeve, gjatësinë e serive kohore, ose në metodologjinë e grumbullimit të të dhënave statistikore (metadata)?

Numri i tabelave të bazuara në BPM6 Bop dhe PIN të paraqitura në IFS dhe BOPS (Y). Pjesa 1 do të jetë e njëjtë si në publikimet e bazuara në BPM5, por do të riemërohen titujt e llogarive (për të pasqyruar tituj në bazë të BPM6) dhe do të ketë reduktim të numrit të kopjeve fizike të publikimeve (për të eliminuar hapësirën bosh e lënë për shkak se një numër i artikujve të të dhënave nuk janë raportuar nga shumë ekonomi). Gjithashtu, do të ketë një fokus më të madh në dallimin në mes të borxhit dhe kapitalit në të dhënat e llogarive financiare në IFS dhe BOPSY.

Numri i tabelave të përfshira në publikimet mujore në bazën e të dhënave të BOPS në internet dhe publikimet vjetore në kopje fizike, tek pjesa 2 e POPSY Tabelat Botërore dhe rajonale do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme nga 50 në 21 tabela. Te 21 tabelat do të prezantohen me rëndësi të veçantë për një numër të konsiderueshëm të përdoruesve të të dhënave, ose që janë thelbësore për monitorimin global të STA-së të gabimeve dhe harresave. Për më tepër, kopja e shtypur e BOPSY-it Pjesa 3, metodologjitë, praktikat e përpilimit dhe burimet e të dhënave (që shpesh iu referohet si ‘metadata’) do të eliminohen (dhe do të shtohet një tabelë përmbledhëse e vendit lidhur me praktikat e raportimit), do të ofrohen një referencë ndërlidhëse me burimin elektronik të ‘metadatave’. Ngjashëm me metadata-të e STA-së të mbledhura përmes Anketës së Koordinuar të Investimeve n ë l e t r a m e v l e r ë dhe Anketës së Koordinuar të Investimeve Direkte, këto të dhëna do të përpilohen, metadata-t do të mblidhen përmes të një pyetësori on-line, dhe metadata-t do të shfaqet vetëm në produktet elektronike (përmes eLibrarisë së të dhënave dhe CD� ROM).

Pyetja 23. Pasi publikimet e mëdha statistikore të FMN-së për statistikat e sektorit të jashtëm (dmth., BOPSY dhe IFS) janë konvertuar bazuar në BPM6, se si do të zhvillohen të dhënat për ekonomitë që janë ende të bazuara në BPM5?

Duke filluar nga muaji gusht 2012, kur publikohen për herë të parë statistikat e IFS-t dhe BOPS në bazën online të të dhënave bazuar në BPM6, të dhënat për ekonomitë të cilët vazhdojnë të raportojnë të dhënat në FMN-së bazuar në BPM5 do të konvertohen nga STA në mënyrë të vazhdueshme në formatin e BPM6 për qëllime të publikimit, ngjashëm me procedurat e përdorura për konvertimin e të dhënave të publikuara për muajin gusht 2012. Kështu, ekonomitë mund të raportojnë të dhënat përmes Sistemit të STA-së të quajtur Sistemi i Integruar i Korrespondencës (ICS), ose duke përdorur formën e raportimit të bazuar në BPM6 ose BPM5.

Pyetja 24. çfarë është definicioni dhe statusi i zhvillimit të kodeve të SDMX të bazuara në të dhënat e BPM6?

Të dhënat statistikore dhe Këmbimi i Metadata-ve (SDMX) është një iniciativë për të nxitur standardet për shkëmbimin e informacionit statistikor. Në mes të vitit 2011, shtatë organizatat ndërkombëtare sponsorizuese të iniciativës SDMX kanë lëshuar Planin e Veprimit për SDMX 2011-2015 (mund ta gjeni në faqen e internetit të SDMX: http://SDMX.org). Kjo tregon se organizatat ndërkombëtare kontribuese do të nxjerrin një draft projekt për strukturën e SDMX-së, i njohur si Definicioni i Strukturës së të Dhënave (DSD), për BP dhe statistikat e tjera të sektorit të jashtëm të T2 2012; punë e cila ka përfunduar. Puna e mëtutjeshme është udhëhequr nga pesë organizatat sponsoruese të SDMX, të cilat janë duke e plotësuar strukturën e kodifikimit të DSD-�së. Nga fillimi i korrikut 2012, SDMX DSD për bilancin e pagesave është vënë në dispozicion për komente tek vendet anëtare që marrin pjesë në grupe të ndryshme të sektorit të jashtëm, të tilla si Komiteti i FMN-së për statistikat e bilancit të pagesave. Pritet që menjëherë pas kësaj DSD të jetë në dispozicion në faqen e internetit të SDMX për ekonomitë për tu familjarizuar me formatin e preferuar për raportimin e statistikave të bilancit të pagesave dhe të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN). Faqja e internetit të SDMX është mënyra më e mirë për të fituar qasje pa pagesë në mjetet në dispozicion që lehtësojnë zbatimin e standardeve të SDMX.

Pyetja 25. Kur format e raportimit të ICS-së do të jenë në dispozicion për raportimin e të dhënave të FMN-së sipas BPM6?

Formularët e raportimit të CSI-së sipas BPM6 janë tashmë në dispozicion për vendet anëtare që tashmë kanë implementuar ndryshimet dhe raportojnë në FMN BOP-in dhe IIP-në në bazë të BPM6. Formularët e raportimit sipas BPM6 mund të vihen në dispozicion për ekonomi tjera, sipas kërkesës së tyre.

ASISTENCA TEKNIKE

Pyetja 26. Ku mund të gjej më shumë informata lidhur me ndikimin e BPM6? Si do të ndihmojë FMN vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të zbatuar BPM6?

Departamenti i Statistikave të FMN-së, divizioni i Bilanci të Pagesave (STABP) siguron asistencë teknike (TA) për vendet anëtare për të ndihmuar në përmirësimin e mbledhjes, përpilimin dhe shpërndarjen e statistikat zyrtare të BP-së dhe IIP sipas BPM6 duke siguruar trajnime në vendin e punës dhe ofrimit të praktikave sipas nevojave të vendit kërkues. Mjeti kryesor për ofrimin e asistencës teknike vazhdon të jetë misioni afatshkurtër për tema specifike të kryera nga stafi i FMN-së dhe ekspertë të rekrutuar nga jashtë. Për të plotësuar përpjekjet e asistencës teknike, STABP zhvillon kurse trajnimi përmes Institutit të FMN-së për Zhvillimin e Kapaciteteve dhe Qendrave Rajonale të Trajnimit, që zakonisht përbëhen nga një seri leksionesh, diskutimesh, ushtrime praktike dhe raste studimore mbi BPM6.

Siç shpjegohet në përgjigje të FAQ # 2, Shtojca 8 të BPM6, si dhe të “Matrix BPM5 �BPM6 Konvertimi” më poshtë jep informacion të dobishëm rreth ndryshimeve nga BPM5 në BPM6:

Përveç kësaj, STA është duke draftuar manualin e Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investime Ndërkombëtare (BPM6 CG) (në dispozicion në këtë link:

Ky dokument është një shoqërues për BPM6 dhe përditësues i Manualit për Përpilimin e Bilancit të Pagesave që ishte publikuar në vitin 1995 për të shoqëruar BPM5. Udhëzuesit e tillë ofrojnë udhëzime praktike për të përdorur burimet dhe metodat për mbledhjen e të dhëna për bilancin e pagesave dhe të pozicionin e investimeve ndërkombëtare.

Përdoruesit mund të kontaktojnë Departamentin e Statistikave dhe parashtrojnë pyetje lidhur me metodologjinë e përpilimit të dhënave qoftë sipas BPM5 ose BPM6.

Pyetje lidhur me metodologjinë e përpilimit të dhënave qoftë sipas BPM5 ose BPM6.

  • 1. Transferimet e emigrantëve nuk duhet të përfshihen në llogaritë e BP-së në MBP6. STA, megjithatë, nuk ka eliminuar transferimet e emigrantëve në konvertimin e përgjithshëm, për të mos ndikuar në gabimet dhe lëshimet neto. STA-ja do të përjashtojë transferimet e emigrantëve nga vlerësimet e përgjithshme në vitin 2014, kur shumica e ekonomive pritet të kenë konvertuar të dhënat e tyre bazuar në MBP6 (shih gjithashtu përgjigjen numër 9 tek pyetjet e shpeshta).

  • 2.Pasqyra e korporatave financiare përbëhen nga të gjitha korporatat dhe kuazi-korporatat që janë parimisht të angazhuara në ofrimin e shërbimeve financiare, duke përfshirë fondin pensional dhe atë të sigurimeve, në njësitë tjera institucionale.

  • 3.Kërkesat për shlyerje detyrimi nënkupton kërkesën e bërë nga të siguruarit për tu paguar nga siguruesi

  • 4.Për më shumë informata lidhur me analizimin e remitancave dhe impaktin e tyre ne ekonomi mund të konsultoni “International Transaction in Remittances:

Compilers and Users” 2009 e gatshme në: