Sistemi i shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme (GDDS)

Republika e Kosovës filloi raportimin në Sistemin e e Shpërndarjes së të Dhënave të Përgjithshme, nga data 1 Prill, 2011. Sistemi i shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme është një nga iniciativat për standardet e të dhënave të FMN-së të cilat udhëzojnë anëtarët e saj për shpërndarjen e të dhënave të tyre ekonomike dhe financiare për publikun.

Faqja e Përmbledhjes e së Dhënave Kombëtare (National Summary Data Page – NSDP) është e publikuar në web-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe përfshinë indikatorët makroekonomik që ndërlidhen me katër sektorët e ekonomisë kombëtare – Sektorin Real, Sektorin Fiskal, Sektorin e Jashtëm si dhe ato për Popullsinë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Financave sigurojnë informacionet më të reja për Faqen e Përmbledhjes e së Dhënave Kombëtare.

Skip to content