Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kontaktoni:

Përmes e- mailit: info@bqk-kos.org

Përmes Telefonit: 0383 38 222 055

Përmes postës zyrtare në adresën: Rr. Garibaldi nr. 33 Prishtinë, Kosovë.

 Jo. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk është bankë komerciale. Nuk ofron shërbime bankare, nuk hap llogari e as nuk pranon depozita për publikun e gjerë. BQK i licencon, mbikëqyr dhe rregullon institucionet financiare që operojnë në vend.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare: banka, sigurues, fonde pensionale, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare, ndërmjetësues në sigurime, trajtues të dëmeve si dhe subjekteve tjera juridike që ushtrojnë veprimtari financiare siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi në Republikën në Kosovës.

Këto janë institucionet financiare të licencuara/regjistruara nga BQK për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës: kliko

Të interesuarve për t’u pajisur me licencë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës, fillimisht iu sugjerohet të lexojnë manualet përkatëse të licencimit dhe pyetjet më të shpeshta pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.

Për më shumë informata referojuni faqes zyrtare të BQK-së përkatësisht menus së Licencimit Financiar: https://bqk-kos.org/?id=117.

Për t’u njoftuar më detajisht lidhur me gjendjen tuaj kreditore, ju  fillimisht duhet të aplikoni për raport kreditor të cilin  mund ta bëni në 3 forma:

Aplikimi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,  çdo ditë pune prej 8-12 dhe prej 13:00 deri ne 16:00 – të sillet kopja e letërnjoftimit dhe formulari për aplikim të raportit kreditor i cili merret në BQK ose shkarkohet nga faqja zyrtare e BQK-së, kliko këtu.

Aplikimi në ndonjërën nga degët e  bankave komerciale  dhe përmes portalit për qytetar (www.raportikreditor.org) ku pas regjistrimit printohet forma  e regjistrimit dhe kopja e letërnjoftimit dhe sillen në BQK.

Linku ku ju  mund të merrni informata më të hollësishme rreth aplikimit për raportin kreditor kliko këtu:, ndërsa linku përmes të cilit jepen udhëzimet që duhet të ndiqen në rastet e kontestimit të të dhënave në sistemin e Regjistrit të Kredive https://bqk-kos.org/?id=45 .

Gjithashtu ju informojmë që historia e klientit në Regjistër të Kredive në BQK, paraqitet në raportin kreditor konform rregullativës në fuqi. Në momentin që plotësohen kriteret, sistemi në mënyrë automatike e largon informatën historike nga të paraqiturit në raportin kreditor.

*BQK-ja nuk vendos klient në asnjë kategori dhe nuk bën asnjë ndryshim apo largim të informacioneve.

Ruajta e të dhënave në sistem për historinë kreditore të çdo klienti përcaktohet me rregulloret përkatëse dhe nuk mund të përmirësohet përveç rasteve të veçanta kur ekziston ndonjë gabim në raportim.

Bazuar në Udhëzimin e Regjistrit të Kredive (Regjistri i Kredive), përkatësisht nenin 13, të dhënat kreditore do të mbahen deri në pesë (5) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Kreditë e klasifikuara në kategorinë W do të paraqiten deri në shtatë (7) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Pas kësaj periudhe të dhënat do të arkivohen. Ndërsa sa i përket përditësimit të të dhënave mund t’i referoheni nenit 5 të këtij udhëzimi.

           

Historia kreditore është historia e shlyerjes së pagesave të borxheve për çdo produkt kreditor për të cilin i detyroheni bankës. Ofruesit e kredive janë të obliguar të ofrojnë për Regjistrin e Kredive informacione të sakta, të plota dhe me kohë për çdo produkt kreditor të klientëve të tyre.

Divizioni për Shqyrtimin e Ankesave të Shfrytëzueseve të Shërbimeve Financiare shqyrton vetëm ankesat e shfrytëzueseve (klientëve/konsumatorëve) të shërbimeve financiare, përkatësisht ankesat për shërbime/produkte financiare të ofruara nga institucionet financiare të licencuara në vend.

BQK ju këshillon që së pari të kontaktoni institucionin financiar përkatës dhe të kërkoni zgjidhje nga aty.

Më së miri është që ankesën ndaj institucionit financiar ta parashtroni me shkrim sepse mund të regjistroni çdo gjë që ju thuhet. Institucionet financiare që janë nën mbikëqyrjen e BQK-së janë të obliguara t’ju njoftojnë me shkrim se e kanë pranuar ankesën tuaj dhe duhet t’ju përgjigjen me shkrim brenda 15 ditësh nga data juaj e ankesës, duke ju lënë të kuptoni nëse ankesa juaj është zgjidhur ose refuzuar.

Po ashtu, duhet t’ju njoftojnë më shkrim nëse ju nevojitet më shumë kohë për ta shqyrtuar ankesën tuaj.

Prandaj ju lutemi që t’i kushtoni vëmendje afatit prej 15 ditësh prej kur jeni ankuar para se ta kontaktoni BQK-në. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e ofruar nga institucioni financiar, nëse ata kanë refuzuar ankesën tuaj ose nuk merrni përgjigje brenda afatit prej 15 ditësh, atëherë ju mund t’i drejtoheni BQK-së.

Ankesën në BQK, mund ta paraqitni në njërën nga mënyrat në vijim:

  • Nëpërmjet sistemit elektronik https://ankesat.bqk-kos.org
  • Nëpërmjet adresës postare.
  • Duke e dorëzuar personalisht në zyrën e arkivit të  BQK-së.
  • Nëpërmjet fax-it por jo telefonit.

Pranimi i ankesave bëhet vetëm në formë të shkruar dhe përgjigjen do ta pranoni gjithashtu me shkrim.

BQK-ja nuk i cakton çmimet dhe tarifat për produktet/shërbimet e bankave, ato i vendosin çmimet dhe tarifat për produktet dhe shërbimet e tyre individualisht bazuar në politikat e tyre afariste.
Megjithatë, përmes “Rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje”, BQK-ja kërkon nga bankat që të gjitha çmimet dhe tarifat për produktet dhe shërbimet e tyre të jenë të lidhura direkt me koston e ofrimit të këtyre produkteve dhe shërbimeve, si dhe të shpalosen në mënyrë të dukshme dhe të jetë në dispozicion për të gjithë klientët e tyre në mënyrë që klientët të mund të bëjnë krahasimin e çmimeve dhe tarifave të bankave të ndryshme.

Kohëzgjatja e procedurës për mbyllje të kredisë përcaktohet me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe kushtet e kontratës së kredisë që ju keni lidhur me institucionin financiar përkatës.

Cilat kredi nuk mund të parapaguhen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit?

Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, thekson se përjashtohen nga fusha e veprimit të këtij ligji, (kreditë jokonsumuese) kreditë e marra për banim, për investim dhe zgjerim të biznesit apo pronës si dhe kreditë që janë të siguruara me anë të hipotekës ose nga ndonjë sigurim tjetër i krahasueshëm, që përdoret zakonisht mbi pronën e paluajtshme apo të siguruara nëpërmjet një të drejte që lidhet me pronën e paluajtshme.

Të gjitha palët e tjera të përfshira në një kredi si bashkëhuamarrësi dhe garantuesi kanë të njëjtat detyrime dhe përgjegjësi ndaj institucionit financiar ashtu si vetë kredimarrësi për mbarëvajtjen dhe shlyerjen me kohë të borxhit.

Raporti evropian plotësohet në rastet e aksidentit me dëme të vogla materiale, (ku vlera e dëmit nuk tejkalon shumën prej 500 eurosh). Ndaj nëse vlera e dëmit të shkaktuar në automjetin tuaj e tejkalon shumën e paraparë, për kompensimin e dëmeve të tilla lënda duhet të plotësohet me Raport policor.

Sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë së pronarit dhe poseduesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta.

Polica e sigurimit kontraktohet vetëm nga sigurues të licencuar nga BQK- ja. Polica e sigurimit duhet të jetë unike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

TPL Plus nënkupton njohjen reciproke në mes dy vendeve, prandaj mjetet motorike dhe shfrytëzuesit e mjeteve-motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Plus, nuk kanë nevojë për sigurim kufitar në Maqedoni, ndërsa për të lëvizur në Shqipëri  mjafton vetëm  polica valide vendore TPL.

Sistemi Bonus-Malus - është sistem i cili zbatohet si korrektues i lartësisë së primit të sigurimit  të autopërgjegjësisë, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit (policëmbajtësit).

Secilit të siguruar në Kosovë, që ka kontratën (policën) e sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me afat të paktën një vit, niveli i premisë i caktohet sipas sistemit bonus-malus, përkatësisht sipas shkallëve të premisë, varësisht nga fakti nëse në periudhën e kaluar të sigurimit (vëzhgimit) ka pasur dëme të deklaruara apo jo.

Bazuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto-përgjegjësia, BQK-ja ka nxjerrë  Rregulloren për zbatimin e sistemit Bonus-Malus Rregullore për zbatimin e sistemit bonus malus.pdf (bqk-kos.org), e cila rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e kërkesave të të siguruarit. Rëndësia e këtij sistemi është se nga Bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm në trafik dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet Malusit, shoferët që shkaktojnë aksidente, do të jenë në disavantazh.

Byroja Kosovare e Sigurimeve mbulon dëmet e shkaktuara nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim të huaj, nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim vendor, nga mjeti motorik i paidentifikuara, në rast të likuidimit apo falimentimit të siguruesit si dhe dëmshpërblimet bazuar në sigurimin kufitar.

I dëmtuari ka të drejtë që kërkesën për dëmshpërblim nga sigurimi i autopërgjegjësisë t’ia parashtrojë drejtpërdrejt siguruesit përgjegjës.  Procedurat  për pranimin, regjistrimin, trajtimin, pagesën dhe kontrollimin e kërkesave për dëmshpërblim që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia i gjeni këtu.

Ju informojmë që informatat rreth depozitave mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://www.bqk-kos.org/?id=55,  gjithashtu për më shumë informata i referoheni raporteve apo publikimeve tjera të cilat gjenden në faqen zyrtare të BQK-së www.bqk-kos.org.

Këto të dhëna mund t’i gjeni në faqen zyrtare të BQK-së, përkatësisht në kategorinë e Serive Kohore, në linqet si më poshtë:

Dërgesat e emigrantëve - sipas kanalave

Dërgesat e emigrantëve - sipas shteteve

 

Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), BQK-ja grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm. Informata dhe detaje më të hollësishme mund të gjeni në linqet në vijim.

Statistika: https://bqk-kos.org/?id=47 , dhe

Seritë kohore   https://bqk-kos.org/?m=t&id=55

BQK përpilon të dhënat për normat e interesit në kredi dhe depozita që aplikohen nga bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare. Në kuadër të depozitave raportohen normat e interesit në llogaritë rrjedhëse, depozitat e afatizuara dhe depozitat e kursimeve, ndërsa kreditë raportohen të ndara sipas qëllimit (kredi investuese, jo investuese, kredi konsumuese, mbitërheqje, etj.). Për më shumë rreth normave të interesit, klikoni këtu.

Për normat e aplikuara nga bankat komerciale, normat e interesit publikohen në këto dy tabela:

Normat efektive të interesit të KTD-ve në kredi

Normat efektive të interesit të KTD-ve në depozita

Kurse për normat e aplikuara nga institucionet mirkofinanciare normat e interesit publikohen në këtë tabelë: Normat efektive të interesit të NTF-ve.

Përveç bankave komerciale (KTD), institucionet tjera që merren me lejimin e kredive janë institucionet mikrofinanciare të ashtuquajtura ndërmjetësit tjerë financiar ose institucionet mirkofinanciare. Për dallim nga bankat komerciale, ndërmjetësit tjerë financiar janë të angazhuar në huadhënie në shuma më të vogla. Të gjitha statistikat rreth institucioneve mikrofinanciare mund t’i gjeni në këtë adresë. Tabelat kryesore janë këto:

Pasqyra e ndërmjetësve të tjerë financiarë (NTF)

Bilanci i gjendjes së NTF-ve

Pasqyra e të hyrave të NTF-ve

Kreditë e NTF-ve - sipas maturitetit

Kreditë e NTF-ve - sipas sektorëve ekonomikë

NTF - lizingu

Aktiviteti i NTF-ve

Normat efektive të interesit të NTF-ve

Kreditë e NTF-ve - kreditë e reja

Statistikat për investimet direkte në Kosovë publikohen në baza të rregullta mujore nga BQK-ja, në kuadër të menus “Statistikat/Seritë Kohore”.

Vizitoni faqen zyrtare të internetit të BQK-së, ku mund t’i gjeni të gjitha. Disa nga tabelat janë:

Investimet e huaja direkte – sipas zërave financiarë

Investimet e huaja direkte - sipas sektorëve

Investimet e huaja direkte - sipas shteteve

Investimet e huaja direkte - sipas kriterit gjeografik

Paratë virtuale nuk njihen si mjet ligjor i pagesës apo mjet i këmbimit, prandaj këto lloje të parave virtuale nuk mund të përdoren si mjet ligjor i pagesës.

Aktualisht, nuk ka asnjë autoritet apo institucion zyrtar vendor apo ndërkombëtar që merr përsipër përgjegjësinë lidhur me humbjet tuaja të mundshme nga investimi në paratë virtuale. Gjithashtu, nuk ka asnjë pasuri themelore apo fizike për të qenë bazë mbështetëse për vlerën e tyre. Për arsye të veprimtarisë anonime dhe jo transparencës, këto lloje të parave virtuale mund të përdoren për veprimtari të rrezikshme siç janë; pastrimi i parave dhe financimin i terrorizmit, si dhe për aktivitete tjera të paligjshme.

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron përdoruesit e platformave virtuale se këto platforma nuk janë të rregulluara me ligj, si dhe nuk janë të mbikëqyrura nga autoritetet rregullative.

Për  Informata më të detajuara lidhur me kursin valutor mund t’i referoheni faqes zyrtare të     Bankës Qendrore Evropiane  përkatësisht linkut në vijim:

(https://bqk-kos.org/?id=89).

Ku mund t’i gjejë pasqyrat financiare të kompanive të sigurimeve dhe bankave komerciale

Lidhur me pasqyrat financiare të bankave ju lutem referojuni linkut në vijim: https://bqk-kos.org/?id=20, ndërsa sa i përket pasqyrave financiare  të kompanive të sigurimeve ju lutem referojuni linkut: https://bqk-kos.org/?id=21.

Roli Operacional - Ofron infrastrukturën për kliringun dhe shlyerjen e pagesave ndërbankare; administron dhe operon një sistem hibrid (SPN – Sistemi i Pagesave Ndërbankare) për kliring dhe shlyerje të pagesave me vlera të mëdha dhe të vogla.

Roli Mbikëqyrës - Përcakton rregullat dhe procedurat, vendos standardet për të nxitur dhe mbështetur një sistem pagesash të sigurt, efikas për procesimin e pagesave dhe vlerëson sistemet kundrejt standardeve të vendosura; dhe

Roli i Katalizatorit - Nxit dhe promovon efikasitetin dhe sigurinë në përdorimin e instrumenteve të pagesave dhe të sistemeve të pagesave.

Ku mund të gjej informata shtesë?  Informata rreth publikimeve statistikore, analizave dhe materialeve tjera informative nga Sistemi i Pagesave mund t’i gjeni në linkun: https://bqk-kos.org/?id=125.

Aktualisht në Kosovë operon një sistem i vetëm ndërkombëtar i pagesave  (SPN), i cili operohet dhe mbikëqyret nga BQK. Ky sistem mundëson kliringun dhe shlyerjen neto në mënyrë automatike sipas sesioneve, si dhe shlyerjen reale në baza bruto, për të gjitha transaksionet e pagesave ndërbankare, letra me vlerë, etj.

Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur, ATS (Automatic Transfer System/Sistemi i Transferit Automatik) është në përdorim që nga 1 Korrik 2016 dhe përbëhet nga dy komponentë kryesor: komponenti i RTGS-së (Real Time Gross Settlement/shlyerjet bruto në kohë reale) i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti ACH (Automatic Clearing House/sistem automatik i kliringut) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndërbankar në BQK.

A operon ky sistem konform standardeve ndërkombëtare?  Ky sistem është i projektuar sipas standardeve më të reja ndërkombëtare për fushën e sistemeve të pagesave (ISO 20022), sipas teknologjisë më bashkëkohore si dhe praktikave më të mira që e bënë Kosovën njërin ndër vendet e para që implementon këtë standard.

Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara bëhet në bankat komerciale. Pjesa e një kartëmonedhe euro të vërtetë duhet të prezantohet tek banka komerciale me qëllim që të kualifikohet për këmbim, ky është kriter i kërkesave minimale që duhet të plotësohen. Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me sipërfaqen e kartëmonedhës së dëmtuar. Në bazë të kërkesës, institucionet financiare (bankat komerciale) do të këmbejnë kartëmonedhat e vërteta euro të dëmtuara në rastet kur:
a) paraqitet së paku 60% e sipërfaqes së kartëmonedhës;
b) paraqitet më pak se 60% e më shumë se 50% e sipërfaqes së kartëmonedhës, nëse aplikuesi (klienti) provon përmes një raporti me shkrim se pjesët që mungojnë janë shkatërruar në mënyrë të paqëllimshme.
Për këmbimin e kartëmonedhave euro të dëmtuara institucioni financiar (banka komerciale) i ofron aplikuesit një formular standard për plotësim. Në rastet kur institucionet financiare (bankat komerciale) kanë arsye të mjaftueshme të besojnë që kartëmonedhat dhe monedhat euro janë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme apo me to është kryer një vepër kriminale atëherë do të refuzohet këmbimi i tyre dhe të bëhet lajmërimi i autoriteteve policore. Vetëm në rast se vendoset ndryshe nga ana e autoriteteve kompetente në fund të hetimit, kartëmonedhat/monedhat euro do të kualifikohen për këmbim. Kartëmonedhat euro të dëmtuara në një shkallë të vogël siç janë grisjet, shënimet e numrave apo fjalët të shkurtëra dhe të ngjashme në parim nuk do të konsiderohen si kartëmonedha euro qëllimisht të dëmtuara.
A këmben Banka Qendrore kartëmonedha të dëmtuara?
Jo nuk këmben.