SQ
Mbyll

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizoi një aktivitet edukativ me nxënësit e klasës së III-të të Shkollës fillore “Mileniumi i Tretë” nga Prishtina, në kuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm për promovimin e edukimit financiar tek fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë vizitës në ambientet e BQK-së, nxënësit u njoftuan me funksionet kryesore të institucionit, rolin e bankës qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rëndësinë që ka edukimi financiar që nga mosha e hershme në zhvillimin e shprehive të përgjegjshme financiare.

Aktiviteti u zhvillua në një format interaktiv dhe të përshtatur për moshën e nxënësve, duke kombinuar bashkëbisedimin, pyetjet dhe lojërat edukative me tema nga financat personale. Përmes aktiviteteve praktike dhe simulimeve të thjeshta, nxënësit patën mundësinë të diskutojnë për mënyrat e menaxhimit të buxhetit personal, rëndësinë e kursimit dhe dallimin ndërmjet nevojave dhe dëshirave në përditshmëri si dhe rendësinë e vlerës së parasë.

Përmes pjesëmarrjes aktive, nxënësit ndanë mendimet dhe idetë e tyre për përdorimin e parasë, qëllimet e kursimeve të tyre, planifikimin e shpenzimeve dhe vlerën e kursimit, duke e bërë aktivitetin një hapësirë mësimi dhe bashkëbisedimi. 

Përmes aktiviteteve të tilla të organizuara në kuadër të fushës së edukimit financiar, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës synon të mbështesë dhe nxitë zhvillimin e njohurive dhe aftësive ekonomike e financiare te fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, duke promovuar krijimin e shprehive të mira financiare që nga mosha e hershme dhe duke i mbështetur ata drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të qëndrueshme financiarisht.

BQK mban ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës: Informohen mbi rolin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit financiar, funksionet dhe mandatin kushtetues e ligjor BQK vazhdon aktivitetet për promovimin e edukimit financiar tek nxënësit