SQ
Mbyll

Rreth Nesh

Edukimi Financiar: Zgjidhni të ardhmen tuaj financiare!

Zhvillimi i tregjeve financiare, ndyshimet ekonomike të viteve të fundit dhe kompleksiteti i produkteve e shërbimeve financiare kanë ndikuar që istitucionet financiare t’i japin gjithnjë e më tepër rëndësi avancimit të edukimit financiar. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka aprovuar Programin e edukimit financiar i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive financiare në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve për marrjen e vendimeve të duhura lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.

Programi i edukimit  financiar në BQK synon që të kontribojë në mirëqenien financiare përmes informimit dhe edukimit më të mirë financiar të publikut si dhe për të nxitur dhe mbajtur një sistem financiar stabil në vend.

Pyetjet më të shpeshta

Si mund ta kontaktoj Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës?

Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kontaktoni:

Përmes e- mailit: [email protected]

A mund të hapi llogari apo të marrë kredi në BQK?

 Jo. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk është bankë komerciale. Nuk ofron shërbime bankare, nuk hap llogari e as nuk pranon depozita për publikun e gjerë. BQK i licencon, mbikëqyr dhe rregullon institucionet financiare që operojnë në vend.

Cilat janë institucionet financiare që i licencon, mbikëqyr dhe rregullon BQK-ja?

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare: banka, sigurues, fonde pensionale, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare, ndërmjetësues në sigurime, trajtues të dëmeve si dhe subjekteve tjera juridike që ushtrojnë veprimtari financiare siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi në Republikën në Kosovës.

Këto janë institucionet financiare të licencuara/regjistruara nga BQK për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës: kliko

Si mund të informohem për licencimin e një veprimtarie financiare?

Të interesuarve për t’u pajisur me licencë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës, fillimisht iu sugjerohet të lexojnë manualet përkatëse të licencimit dhe pyetjet më të shpeshta pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.

Për më shumë informata referojuni faqes zyrtare të BQK-së përkatësisht menus së Licencimit Financiar: https://bqk-kos.org/?id=117.

Ku dhe si mund ta marrë historinë time të kredisë/ Gjendjen e kredisë?

Për t’u njoftuar më detajisht lidhur me gjendjen tuaj kreditore, ju fillimisht duhet të aplikoni për raport kreditor të cilin mund ta bëni në 3 forma:

Aplikimi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, çdo ditë pune prej 8-12 dhe prej 13:00 deri ne 16:00 – të sillet kopja e letërnjoftimit dhe formulari për aplikim të raportit kreditor i cili merret në BQK ose shkarkohet nga faqja zyrtare e BQK-së, kliko këtu.

Aplikimi në ndonjërën nga degët e bankave komerciale dhe përmes portalit për qytetar (www.raportikreditor.org) ku pas regjistrimit printohet forma e regjistrimit dhe kopja e letërnjoftimit dhe sillen në BQK.

Linku ku ju mund të merrni informata më të hollësishme rreth aplikimit për raportin kreditor kliko këtu:, ndërsa linku përmes të cilit jepen udhëzimet që duhet të ndiqen në rastet e kontestimit të të dhënave në sistemin e Regjistrit të Kredive https://bqk-kos.org/?id=45 .

Linku ku ju mund të merrni informata më të hollësishme rreth aplikimit për raportin kreditor kliko këtu:, ndërsa linku përmes të cilit jepen udhëzimet që duhet të ndiqen në rastet e kontestimit të të dhënave në sistemin e Regjistrit të Kredive https://bqk-kos.org/?id=45 .

Gjithashtu ju informojmë që historia e klientit në Regjistër të Kredive në BQK, paraqitet në raportin kreditor konform rregullativës në fuqi. Në momentin që plotësohen kriteret, sistemi në mënyrë automatike e largon informatën historike nga të paraqiturit në raportin kreditor.

*BQK-ja nuk vendos klient në asnjë kategori dhe nuk bën asnjë ndryshim apo largim të informacioneve.

A mund të përmirësohet historia kreditore?

Ruajta e të dhënave në sistem për historinë kreditore të çdo klienti përcaktohet me rregulloret përkatëse dhe nuk mund të përmirësohet përveç rasteve të veçanta kur ekziston ndonjë gabim në raportim.

Bazuar në Udhëzimin e Regjistrit të Kredive (Regjistri i Kredive), përkatësisht nenin 13, të dhënat kreditore do të mbahen deri në pesë (5) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Kreditë e klasifikuara në kategorinë W do të paraqiten deri në shtatë (7) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Pas kësaj periudhe të dhënat do të arkivohen. Ndërsa sa i përket përditësimit të të dhënave mund t’i referoheni nenit 5 të këtij udhëzimi.

Si krijohet historia kreditore?

Historia kreditore është historia e shlyerjes së pagesave të borxheve për çdo produkt kreditor për të cilin i detyroheni bankës. Ofruesit e kredive janë të obliguar të ofrojnë për Regjistrin e Kredive informacione të sakta, të plota dhe me kohë për çdo produkt kreditor të klientëve të tyre.

Skip to content