SQ
Mbyll

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të aktiviteteve mbi edukimin financiar, ka mirëpritur një grup të studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – drejtimi Banka, Financë dhe Sigurime si dhe Fakulteti i Ekonomisë – drejtimi Ekonomiks.

Gjatë vizitës, zyrtarët e BQK-së nga disa departamente, përfshirë Mbikëqyrjen Bankare, Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Pensioneve, Mbikëqyrjen e Tregjeve Financiare, Mikrofinanciare dhe Jobankare, si dhe Departamentin për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar mbajtën një ligjëratë gjithëpërfshirëse për rolin, mandatin dhe rëndësinë e BQK së në sistemin financiar të vendit.

Temat e shtjelluara gjatë këtij bashkëbisedimi kanë përfshirë rolin e BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar, funksionet dhe mandatin ligjor të institucionit, strukturën dhe funksionimin e sistemit bankar në Kosovë, sektorin e sigurimeve dhe fushën e pensionale, mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare, procesin e licencimit, rregullimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare në vend.

Studentët shprehën interesim të veçantë për zhvillimet më të fundit në bankingun modern në Kosovë, proceset e mbikëqyrjes dhe funksionimin e tregjeve financiare, mundësitë për pjesëmarrje në Programin e Praktikës për Studentë, të cilin BQK e zhvillon çdo vit.

Me këtë rast, studentët u informuan edhe për Çmimin “Ekonomisti i Ri”, përmbajtjen e temave konkurruese dhe procedurën e aplikimit.

Studentët pjesëmarrës falënderuan BQK-në mbi mundësinë për të zhvilluar këtë bashkëbisedim që kontribuoi në thellimin e njohurive mbi BQK-në dhe industrisë financiare në përgjithësi.

BQK mbetet e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim me fakultetet në vend, përmes ligjëratave, materialeve edukative, programeve të praktikës dhe iniciativave kërkimore.

BQK realizon aktivitete edukative financiare me nxenësit e Shkollave Aleksandër Xhuvani dhe Isa Boletini në Podujevë në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026 BQK shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me aktivitet edukativ për nxënësit