SQ
Mbyll

Zyrtarët e edukimit financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan dhe realizuan ligjëratë me nxënësit e Shkollës Pandeli Sotiri, në Obiliq

Zyrtarët e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, realizuan vizitë/ligjëratë në shkollën fillore “ Pandeli Sotiri” në Obiliq.

Ligjërata u mbajt me nxënësit e klasës së katërt dhe u bashkëbisedua për tema të ndryshme rreth Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, funksioneve kryesore të saj, vlerës së parasë, mënyrave të duhura të menaxhimit të parave, çka janë e si funksionojnë bankat,  kursimet, buxheti personal e tema të tjera relevante të fushës së edukimit të përshtatshme për nivelin e nxënësve me të cilët u mbajt ora.

Me  nxënësit u bisedua edhe rreth librit të edukimit për klasat e katërta të përgatitura dhe shpërndara me koleksionin e librave të edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, gjithashtu  ju shpërndanë materiale edukative të përgatitura nga BQK.

Nxënësit po ashtu  ishin kureshtar  të dinin më shumë për tema të ndryshme rreth BQK-së, nga vijnë monedhat e kartëmonedhat Euro në Kosovë, funksionimin e bankave, kursimet  si dhe  rreth koleksionit të librave.

Studentët e Kolegjit UBT njoftohen me punën e BQK-së BQK dhe programi i edukimit financiar kësaj radhe në Sh.f.m.u “Mihal Grameno”, në F.Kosovë
Skip to content