SQ
Mbyll

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës realizoi vizitë / ligjëratë në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Ligjërata u mbajt me nxënësit e klasave të katërta të kësaj shkolle, ku u bashkëbiseduan tema të ndryshme si: vlera e parasë, roli dhe funksionet e BQK-së, si funksionojnë bankat, kreditë, kursimet, buxhetimi e tema të tjera që i përkasin edukimit financiar.           

Nxënësit gjithashtu lexuan dhe diskutuan rreth librit “Një ditëlindje më ndryshe”, libër i klasave të katërta, pjesë e koleksionit të librave të edukimit financiar për klasat 1-5 të shkollave fillore, përgatitur nga BQK-ja dhe mbështetur nga EFSE-Finance in Motion.   

Pas përfundimit me leximin e librit “ Një ditëlindje më ndryshe”, me fëmijët u diskutuan pyetje të ndryshme në lidhje me librin dhe me menaxhimin e parasë në përgjithësi.

Këshilla kryesore për të mbrojtur veten gjatë zgjedhjes së shërbimeve të bankingut online ose mobil Zyrtarët e edukimit financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës vizituan dhe realizuan ligjëratë me nxënësit e Shkollës Pandeli Sotiri, në Obiliq

Tabela e përmbajtes