SQ
Mbyll

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Ekonomia për të gjithë”, përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK) dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) qëndruan sot në Gjakovë, ku u takuan me një grup personash me aftësi të kufizuara.

Gjatë takimit u ligjërua për funksionin dhe mandatin e BQK-së, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirë edhe konsumatorët e cenueshëm, si dhe për produktet bankare që kontribuojnë në rritjen e qasjes dhe përfshirjes financiare të qytetarëve.

Në pjesën e bashkëbisedimit, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan sfidat e përditshme me të cilat përballen në marrëdhënie me institucionet financiare. Ndër të tjera, u adresua çështja e kujdesit të shtuar ndaj përsonave të punësuar nga kategoritë e e personave me aftësi të kufizuara, ku u theksua nevoja që institucionet financiare të ofrojnë më shumë mundësi për këto kategori.

Fushata “Ekonomia për të gjithë” vazhdon në qytetin e Gjilanit Në Prizren u zhvillua ligjëratë sensibilizuese në kuadër të Fushatës “Ekonomia për të gjithë” për kategoritë e personave me aftësi të veçanta