SQ
Mbyll

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Ekonomia për të gjithë”, përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK) zhvilluan aktivitet informues e edukativ me qytetarë me aftësi të kufizuara.

Gjatë aktivitetit, qytetarët u informuan u mbi rolin dhe funksionionet keyesore të BQK-së, me fokus të veçantë në mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, sidomos të konsumatorëve të cenueshëm. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen për së afërmi me rolin e BQK-së në mbikëqyrjen e sektorit financiar, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, si dhe me iniciativat e ndërmarrura nga BQK, që synojnë rritjen e përfshirjes financiare dhe qasjes së barabartë në shërbimet financiare për të gjithë qytetarët.

Në vijim, u prezantuan edhe produkte dhe shërbime bankare me qëllim që të informohen qytetarët mbi përodrimin e sigurtë të tyre, përfshirë llogarinë  e pagesave me shërbime bazike dhe instrumente të tjera që mbështesin përfshirjen financiare të grupeve të ndjeshme.

Gjatë bashkëbisedimit të hapur, pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre personale dhe të adresojnë problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë në marrëdhënie me institucionet financiare. Këto diskutime sollën ide e sygjerime të rëndësishme që do të shërbejnë për përmirësimin e mëtejshëm të qasjes dhe komunikimit ndërmjet sektorit financiar dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BQK-së për të forcuar edukimin financiar dhe për të promovuar një sistem financiar gjithëpërfshirës, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Fushata “Ekonomia për të gjithë” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytete të tjera të Kosovës, duke sjellë aktivitete ndërgjegjësuese dhe informuese për qasjen në financa për personat me aftësi të kufizuara.

BQK lanson Javën e Vetëdijesimit për Qasje në Financa për personat me aftësi të kufizuara Fushata “Ekonomia për të gjithë” vazhdon në Gjakovë