SQ
Mbyll

Vocabulary

Fjalor i termave financiarë

Ky fjalor përmban fjalët më të përdorura në sektorin financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës - është subjekt juridik publik me autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese, e themeluar në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës. Objektivi i saj parësor është nxitja dhe ruajtja e një sistemi financiar stabil dhe funksionimi i një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave. Për realizimin e këtyre objektivave, BQK-ja zbaton politika për stabilitet financiar, licenson, rregullon dhe mbikëqyr të gjitha institucionet financiare në Kosovë, menaxhon rezervat ndërkombëtare, furnizon vendin me kartëmonedha dhe monedha, mbledh dhe publikon statistika, vepron si bankier dhe këshilltar financiar i Qeverisë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Norma e interesit - nënkupton normën e interesit të shprehur si përqindje fikse apo të ndryshueshme e aplikuar në bazë vjetore në shumën e aprovuar të kredisë apo në shumën e depozitës së pranuar nga banka.

Norma e interesit

Llogaria rrjedhëse – është llogaria që përdoret nga individë e cila ju mundëson qasje të shpejtë në financat e tyre për t’i përdorur për transaksione të shpeshta si: deponime dhe tërheqje, pagesa të faturave, pranimin e pagës, qirasë, pagesat e kredisë, për të shfrytëzuar shërbime të tjera përmes kartelave të bankës, e-Banking apo mobile Banking.

Llogaria rrjedhëse

Debit Kartela – Kartela e debitit mundëson tërheqjen dhe deponimin e parave nga bankomatët (ATM), pagesën për produkte dhe shërbime nëpërmjet terminaleve POS, kryerjen e pagesave online, kontrollimin e gjendjes së llogarisë.  Kjo kartelë është e lidhur drejtpërdrejte me llogarinë bankare dhe është një mjet i dobishëm për menaxhimin e përditshëm të financave.

Debit kartela

Kredit Kartela  -  është kartelë e cila lejon huazimin e mjeteve nga banka për të kryer pagesa të ndryshme ose për tërheqjen e mjeteve nga bankomatët (ATM). Mjetet të cilat përdoren janë huazime nga banka për të cilat klientët paguajnë interes bankës.

Kredit kartela

Kredia – është një marrëveshje financiare ndërmjet bankës dhe klientit, ku banka jep një shumë parash ndërsa klienti obligohet ti kthej ato brenda një afati të caktuar me pagesë interesi.

Kredia

Depozitë – është një marrëveshje financiare ndërmjet bankës dhe klientit ku klienti vendos një shumë parash në bankë për ruajtje ose fitim interesi, sipas kushteve te përcaktuara në kontratë.

Depozitë

Transfertë e parave – paraqet çdo veprim financiar që ka për qëllim dërgimin ose transferimin e mjeteve monetare nga një person fizik ose juridik te një person tjetër (fizik ose juridik), apo drejt një llogarie pagese, përmes institucioneve te autorizuara për ofrimin e shërbimeve të pagesave, si bankat, institucionet financiare jo bankare, etj.

Transfertë e parave

Sigurimi i shëndetit - është një marrëveshje kontraktuale ndërmjet siguruesit dhe te siguruarit, nëpërmjet se cilës i siguruari paguan një premie, ndërsa siguruesi obligohet që, në rast te rrezikut mjekësor si: sëmundje, aksident apo nevoje për trajtim shëndetësor, të mbulojë sipas kushteve te përcaktuara në policen e sigurimit, pjesërisht ose plotësisht shpenzimet mjekësore të të siguruarit.

 

Sigurimi i shëndetit

Kursimet – janë të ardhura të ruajtura nga individi apo biznesi, te vendosura në institucione financiare me qëllim kursimin e mjeteve për te ardhmen dhe përfitimin e interesit mbi shumën e kursyer

Kursimet

×

category: