Zyrtarë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës kanë prezantuar para studentëve të Akademisë Ndërkombëtare Verore, që është organizuar nga Kolegji UBT.
Para një numri të madh të studentëve, Kryeekonomisti Arben Mustafa ligjëroi për temën më titull: “Roli i BQK-së në stabilitetin e sistemit financiar në Kosovë”.
Ai ka thënë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me punën e saj ka arritur të siguroj që Kosova të ketë një sistem financiar të sigurt, që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Përmes pyetjeve të parashtruara, studentët kanë arritur të marrin informacione të vlefshme nga Mustafa edhe për fushat tjera që i mbulon BQK-ja.