SQ
Mbyll

Programi i praktikës për studentë

Programi i praktikës për studentë

Programi i praktikës për studentë

Qëllimi dhe kohëzgjatja:

Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me BQK-në.
Gjatë praktikës studentet e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. Në fund të praktikës, studentët do të pajisen me certifikata për kryerjen e programit në fjalë.

Si mund të aplikoni?

Në rend të parë, studentëve u rekomandohet të shikojnë në ueb-faqen e BQK-së dhe të familjarizohen me detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit tonë. Pastaj para se të aplikoni, ju lutemi të lexoni me kujdes aplikacionin për praktikë dhe konform kësaj të përcaktoheni për fushat e interesit ose njësitë organizative të cilat i konsideroni të dobishme për kryerjen e praktikës si:

  • Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare;
  • Departamenti i Mbikëqyrjes e Sigurimeve;
  • Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit;
  • Divizioni i Ankesave për Shfrytëzuesit Financiar;
  • Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parasë;
  • Divizioni i Mbikëqyrjes Pensionale dhe TLV;
  • Departamenti i Administratës;
  • Departamentin i Menaxhimit të Mjeteve;
  • Departamenti i Sistemit të Pagesave;
  • Departamenti i Teknologjisë Informative;
  • Departamenti i Statistikës;
  • Divizioni i Regjistrit të Kredive;
  • Divizioni i Rishqyrtimit;
  • Departamenti i Planifikimit dhe Raportimit Financiar;
  • Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë;
  • Departamenti Juridik;
  • Departamenti i Stabilitetit Financiarë dhe Analizat Ekonomike;
  • Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut;
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Praktika mësimore në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kryhet nga studentët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:

  • Të jenë në mbarim të studimeve të larta universitare brenda ose jashtë vendit (preferohet së paku të kenë të mbaruar vitin e dytë); si fakultetin ekonomik ose të ngjashme, juridik dhe shkenca kompjuterike;
  • Preferohen studentët me notë mesatare mbi 8;
  • Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në programet e MS Office (mundësisht me dëshmi përkatëse).

Të gjithë studentët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim për “Programi i praktikës për studentë”;
  • CV të detajuar;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për praktike;
  • Lista e notave nga universiteti përkatës (në rasti se kandidati vazhdon studimet e larta duhet të ketë listën e notave të gjitha semestrave të përfunduar deri në momentin e aplikimit);
  • Një letër referencë nga një pedagog/profesor nga universiteti i përkatës apo rekomandim nga universiteti;
  • Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokumentit tjetër identifikues.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 7 qershor 2023.
  • Aplikimi mund të bëhet përmes postë elektronike në [email protected] ose të dorëzohet direkt në arkivin e BQK-së, rruga Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Guvernatori Mehmeti ndau certifikatat për studentët që përfunduan programin e praktikës në BQK Shpallje për praktikë
Skip to content