SQ
Mbyll

KONKURS për ese për shkolla të mesme, Tema:” E ardhmja e financave të mia”

KONKURS për ese për shkolla të mesme, Tema:” E ardhmja e financave të mia”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë, fton nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë në fushë e financave dhe ekonomisë.

Motoja e Javës Ndërkombetare të Parasë për 2021 është: “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë”.

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë 1000 deri 1500 fjalë;
  • Eseja duhet të shtjellojë pikëpamje personale për rëndësinë e menaxhimit të financave personale, rolin e kursimit në ekonomi, rëndësinë e kursimit për të ardhmen, rolin e kursimit në tejkalimin e sfidave të krizës, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit, zakone familjare të kursimit, format klasike përkundër formave moderne të kursimit, njohuritë e të rinjve për kursimin në institucionet financiare, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar dhe aspekte të tjera.
  • Eseja duhet të jetë origjinale, kreative dhe jo e kopjuar apo përkthyer;
  • Eseja duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: [email protected]

Në subjekt shënoni: Për Konkursin me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Mos harroni të shënoni :

– Emrin dhe mbiemrin;

– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve nga 22 mars deri më 22 prill.

3 esetë më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 200 euro,

Çmimi i II -150 euro,

Çmimi i III-100 euro

Esetë fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së  www.bqk-kos.org , platformës së  BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në [email protected] . Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!

Kursimet për një të ardhme më të mirë Me kursime të vogla për qëllime të mëdha
Skip to content