SQ
Mbyll

Guvernatori Hamza priti në takim një grup studentësh nga diaspora

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Bedri Hamza, priti në takim një grup studentësh nga vende të ndryshme të diasporës, të cilët i njoftoi me rolin e BQK-së si dhe gjendjen e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi.
Guvernatori Hamza vlerësoi lartë kontributin e diasporës në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe nënvizoi hapsirën për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë përmes mundësive për investime që i ofron Kosova.
Gjithashtu, Guvernatori vlerësoi lartë zhvillimin akademik e profesional të studentëve nga diaspora dhe i inkurajoi ata që të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës. Studentët u njoftuan edhe me programin e praktikës për studentë që ofron Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe u ftuan nga Guvernatori Hamza që të bëhen pjesë e këtij programi.

Guvernatori Bedri Hamza ndau certifikata për studentët që ndoqën praktikën në BQK Banka Qendrore ndau certifikata për studentët e dalluar që ndoqën Programin e Praktikës në BQK
Skip to content