Përfundon programi me studentë për praktikë profesionale në BQK për vitin 2017

Studentë të dalluar nga universitete të ndryshme të Kosovës kanë vijuar programin e praktikës profesionale në BQK i cili është mbajtur për katër javë gjatë muajit korrik dhe gusht 2017. Objektivi kryesor i këtij programi është që me studentë të përzgjedhur të ndahen përvojat e stafit të BQK-së dhe të realizohen projekte konkrete. Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm bëhet duke marr parasysh rezultatet e tyre në studime dhe shkallën e motivimit për të bërë praktikë profesionale në BQK.

Programi i praktikës profesionale që mbahet gjatë sezonës së verës është programi kryesor i praktikës me studentë. Ky program ofron një mundësi të mirë për studentët për të kuptuar më mirë punët dhe përgjegjësitë që janë të lidhura me aktivitetet kryesore të BQK-së.Kandidatët që vijojnë studimet për master mund të jenë pjesë e kësaj praktike gjithashtu. Praktikantët kryejnë projekte kërkimore dhe hulumtuese nën mbikqyrjen e stafit me përvojë të BQK-së.

Këtë vit, BQK, ka realizuar një hulumtim për të vlerësuar shpenzimet e jorezidentëve gjatë vizitave të tyre në Kosovë. Jorezidentët që vizitojnë Kosovën gjatë sezonës së verës kryesisht janë persona me origjinë kosovare që jetojnë në Gjermani, Zvicër, dhe shtete të tjera. Studentët të udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Departamenti i Statistikës, kanë realizuar një anketë në dy pika kufitare të Kosovës (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në Sllatinë dhe në Merdarë në Podujevë), për të intervistuar jorezidentët që janë larguar nga Kosova. Në rolin e anketuesve, studentët kanë siguruar rreth 1500 anketa. Qëllimi kryesor i realizimit të këtij hulumtimi ka qenë mbledhja e informatave për nivelin dhe strukturën e shpenzimeve të jorezidentëve gjatë periudhës së verës në Kosovë. Informatat e grumbulluara janë një burim i rëndësishëm për të rritur kualitetin e vlerësimeve në përpilimin e statistikave të bilancit të pagesave. Për më shumë, këto informata ofrojnë një evidencë të mirë për ndikimin financiar të diasporës në ekonominë e Kosovës.

Me rastin e përfundimit të praktikës profesionale në BQK për pjesmarrësit që kanë vijuar këtë program është organizuar një ceremoni e ndarjes së certifikatave. Me këtë rast, zëvendësguvernatori z. Lulzim Ismajli ka përgëzuar studentët për performancën e treguar, disiplinën në punë dhe përkushtimin në kryerjen e këtij studimi. Ai ka inkurajuar studentët që në vazhdimësi të ndjekin rrugën e avansimit profesional e akademik, që një ditë ndonjëri prej tyre të bëhet pjesë e institucioneve financiare në Kosovë, apo të institucioneve ndërkombëtare ku Kosova është pjesë e tyre. Studentët kanë falënderuar stafin e BQK-së, me theks të veçantë Departamentin e Statistikës, për trajnimet e ofruara dhe përvojën e ndarë me ta. Në fund të ceremonisë, zëvendësguvernatori Lulzim Ismajli u ka ndarë studentëve certifikatat për kompletimin e praktikës profesionale.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë