Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë, fton nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë në fushë e financave dhe ekonomisë.
Motoja e Javës Ndërkombetare të Parasë për 2021 është: “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë”.
Kriteret e konkursit
Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: Edukimi@bqk-kos.org
Në subjekt shënoni: “Për Konkursin me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë”
Mos harroni të shënoni :
– Emrin dhe mbiemrin;
– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve nga 22 mars deri më 22 prill.
3 esetë më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 200 euro,
Çmimi i II -150 euro,
Çmimi i III-100 euro
Esetë fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së www.bqk-kos.org , platformës së BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në Edukimi@bqk-kos.org . Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!