Banka Qendrore çdo vit bën ndarjen e Çmimit për Ekonomist të Rinj, pjesë e te cilit mund te behen te gjithe Ekonomistët të cilët plotësojnë kriteret e vendosura në shpalljen e cila bëhet çdo vit.
Edhe këtë vit BQK ka vazhduar me ndarjen e Çmimit për Ekonomistë të Rinj si dhe për storien më të mirë në gazetari.
Kriteret e përcaktuara në konkursin e BQK-së për “Çmimin për Ekonomist të Rinj” , pas vlerësimit të punimeve më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre punimeve, Komisioni profesional ka ndarë si fitues të shpërblimit të shpallen kandidatët si në vijim: Vendi i parë: Auerela Deshishku me punimin “Nonperforming Loans: An analysis of the indicators of the deteriorating asset quality in South Eastern Europe”, vendi i dytë: z.Halim Mahmuti me punimin “Morali Fiskal nga Perspektiva e NVM-ve në Kosovë” si dhe vendi i tretë: Arian Krasniqi me punimin “Krijimi i Përparësisë Konkuruese të Firmës nëpërmjet Aplikimit të Strategjisë së Diferencimit (Rast Studimi: Sektori Bankar). Ndërsa në konkursin e shpallur nga BQK-ja të titulluar : Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit financiar pas shqyrtimit të punimeve të pranuara një komision i përbashkët nga anëtarë të pavarur nga komuniteti i masmediave si dhe një anëtarë në cilësinë e vëzhguesit nga BQK kanë shqyrtuar me kujdes aplikimet dhe përzgjedhur si fitues të Çmimit të BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar temat si në vijim: Storien më të mirë televizive me temën:” Rritja ekonomike e Kosovës “! , z.Faton Salihu , tema është realizuar nga gazetari i RTK-së ,storia më e mirë në shtyp- mediat e printuara -mediat elektronike u ndahet :z.Lulzim Ahmeti nga Agjencia Telegrafi me Temën : “ Milionat qe vijnë në Kosovë nga Afganistani”,z.Albert Spahiu nga Gazeta : Ekonomia me Temën: “Sektori bankar fitim vetëm nga kreditë” si dhe z.Rrahman Ramaj nga Rrjeti për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me Temën : “Pakoja fiskale për qytetarë “.
Banka Qendrore e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj për sensibilizimin e ekonomistëve të rinj, shpalli fituesit e konkursit “Ekonomistë të rinj” për punimet hulumtuese më të mira të përgatitura nga studentët kosovarë.
Me këtë rast Guvernatori Bedri Hamza ndau mirënjohje për tre hulumtimet më të mira.
Çmimin e parë të këtij konkursi e fitoi Jeta Rudi me punimin “ Remittances and Labor Supply: The Case of Kosovo”;
Çmimin e dytë e fitoi Agon Topxhiu me punimin “Roli i eksportit në zhvillimin ekonomik- Rasti i Kosovës”; dhe
Çmimin e tretë e fitoi Lorëz Qehaja me punimin” Feasibility Studies on Futures Exchange for Agricultural Commodities in Kosovo”.