BQK shënon Ditën botërore të kursimit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka vazhduar traditën e shënimit të ditës botërore të kursimeve. BQK-ja në kuadër të Programit të Edukimit Financiar për të shënuar këtë ditë, ka organizuar garën për esenë me të mirë për nxënësit e klasave 6-9 të shkollave fillore të Kosovës që për temë kanë pasur; “Kursimet për një të ardhme më të mirë”.

Në ndarjen e çmimeve për nxënësit fitues, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se kultura e kursimeve është një shprehi e mirë e njerëzve dhe familjeve, prandaj edhe duhet të kultivohet për të na mundësuar që sa me herët që krijojmë një shprehi të  kulturës së kursimeve aq më të përgatitur do të jemi për vendimmarrje adekuatë për financat tona.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti tha se përmes eseve të shkruara, nxënësit kanë vënë në sprovë Komisionin për përzgjedhjen e emrave fitues për faktin se janë pranuar një numër i madh i punimeve secila më e mirë se tjetra.

“Kjo garë ishte shumë kreative, kishte shumë ese të mira dhe komisioni kishte punë shumë të vështirë në përzgjedhjen e fituesit. Unë mund të them se në këtë garë nuk kishte humbës. Të gjitha esetë ishin shumë të mira dhe kam nderin që sot të ndajë çmimet për më të dalluarit. Ju të dashur nxënës me punimet e Juaja keni treguar se sa e rëndësishme është të krijoni shprehi të kursimit, shprehi të cilat janë kulturë, janë rrugë e trasuar e juaja për plotësimin e dëshirave tuaja, qoftë dëshira  për të blerë një dhuratë, për të realizuar   një vizitë në një vend që ëndërroni, për një shkollim më të mirë për një të ardhme më të ndritur, ndihmoni vetën dhe familjet e Juaja. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me programet e saj të Edukimit Financiar përherë do jetë pranë jush me aktivitete, ngjarje dhe publikime që do të ju ndihmojnë në fitimin e njohurive të reja, jo vetëm nga financat, por edhe për kursimet në fushat tjera. Banka Qendrore do të jetë edhe në klasat dhe shkollat e Juaja duke shënuar aktivitete të rregullta. Pra ju tashmë veç e keni trasuar rrugën e botës së financave, të kursimeve dhe nesër pse jo shumë nga Ju do të jenë pjesë e institucioneve bankare dhe staf i BQK-së”, deklaroi Guvernatori Mehmeti, duke shtuar se ndihet i lumtur që nxënësit garues ishin nga e gjithë Kosova.

Nxënësit që fituan çmimet janë: Jon Boqolli, Albiona Barileva, Etrid Thaçi, Era Shabani, Lis Ademi, Tuana Aliu, Krenare Shefqeti, Elza Gosalci, Benar Sheqiri dhe Daorsa Imeri.

Ndërsa, temat e eseve të dorëzuara ishin me tematika për rëndësinë e kursimit për të ardhmen, 

qëndrimin e të rinjve ndaj kursimit, kursimet në institucionet financiare, mënyrat moderne kundrejt atyre klasike të pagesës, roli i parasë dhe kursimit në ekonomi dhe mësimi për paranë në shkollë  ndihmon se si të kursejmë.

Kjo ditë, e cila për herë të parë ishte shënuar në vitin 1924 në kongresin ndërkombëtar të bankave të

kursimit në Milano të Italisë tani festohet në mbarë botën duke organizuar aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim të kultivojnë kulturën dhe të zhvillojnë shprehitë e kursimeve.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë