BQK ka vazhduar shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka vazhduar shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë me nxënësit e shkollave të mesme të vendit. Në ditën e dytë, aktiviteti u zhvillua me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina “ të Mitrovicës. Me këtë rast Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, duke folur para nxënësve dhe profesoratit të kësaj shkolle ka folur për rëndësinë e kursimit, menaxhimit të financave, si dhe për rolin e shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë. Guvernatori i ka inkurajuar të rinjtë e kësaj shkolle dhe moshatarët e tyre të shkollave të tjera, që të jenë të përkushtuar në mësime sepse do të arrijnë synimet e tyre. Sipas tij : “Gjithçka është e mundur, vetëm se kërkohet punë, përkushtim dhe disiplinë”, duke shtuar se ka mundësi që paraja të fitohet në mënyrë të ndershme dhe me djersë. Binduni se ka mundësi me fitua ndershëm dhe prej pune. Por, kur fiton duhet me pas kujdes se qysh e shpenzon”.
Porosia tjetër e Guvernatorit ishte që duhet të mësohemi se “duhet shpenzuar më pak sesa që fitoni”. Duhet të kurseni, për arsye se vjen koha kur nevoja për shpenzime rritet, ndërsa mundësitë për fitim kufizohen dhe atëherë duhet me gjet ekuilibrin ndërmjet këtyre dyjave. Nuk është njëjtë sikur një prind që i ka fëmijët në shkollë fillore, sikurse në të mesme dhe në fakultet, sepse shpenzimet rriten. Nuk është njëjtë sikur në moshën kur je mirë me shëndet, sikur në moshën kur ke nevojë me investu në shëndet. Ne shpeshherë nuk kursejmë, ku duhet dhe kur vjen koha më e shtyrë, më në moshë, ankohemi. Ne, sot e dimë se sa janë pensionet dhe duke e ditur që pensionet sot të cilën e jep shteti nuk është e mjaftueshme, atëherë duhet me mendu qysh tash, se si duhet të kursejmë për atë moshë”, tha ai. Në aktivitetin e sotëm për nder të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Mitrovicës z.Agim Bahtiri , i cili ka falënderuar stafin e BQK-së, që ka zgjedhur Mitrovicën për të shënuar Javën Ndërkombëtare të Parasë. Ai me këtë rast i porositi nxënësit se me punë dhe me mund të madh, arrihet gjithçka. Me një ligjeratë është prezentuar edhe z.Islam Bahtiri, Zyrtar i lartë për operacione me para të gatshme në BQK, para nxënësve i cili demonstroi se si t’i identifikojnë kartëmonedhat false, nga ato origjinale.

 

 


Më pas nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” të ndarë në gjashtë grupe kanë garuar në kuizin ku i testuan njohuritë e tyre për rolin e Bankës Qendrore, industrisë financiare, sigurimeve , pensioneve etj. Njohuritë dhe dijet e treguara dëshmuan se nxënësit e kësaj shkolle i pret një e ardhme e mirë .Më të mirët u shpërblyen me çmime.
Aktiviteti i BQK-së, vazhdon nesër në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku do mbahet një ligjëratë me temën “Qeverisja korporative e institucioneve financiare”. Kurse, të enjten në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të mbahet një ligjëratë për “Zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës”, si dhe do të improvizohet një ankand i “shitjes së letrave me vlerë”.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë