Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të gjashtin vit me radhë ka bërë hapjen e Javës Ndërkombëtare të Parasë.
Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se këtë vit Java Ndërkombëtare e Parasë ka një rëndësi të veçantë pasi BQK-ja e ka vendosur Republikën e Kosovës në vëmendjen e arenës ndërkombëtare me ç‘rast aktivitetet, që do të zhvillohen do të mund të përcillen nga bankat qendrore, rregullatorë dhe organizata ndërkombëtare, që merren me çështjet e edukimit financiar përmes transmetimit “live Stream”.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të gjashtin vit me radhë ka bërë hapjen e Javës Ndërkombëtare të Parasë.
Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se këtë vit Java Ndërkombëtare e Parasë ka një rëndësi të veçantë pasi BQK-ja e ka vendosur Republikën e Kosovës në vëmendjen e arenës ndërkombëtare me ç‘rast aktivitetet, që do të zhvillohen do të mund të përcillen nga bankat qendrore, rregullatorë dhe organizata ndërkombëtare, që merren me çështjet e edukimit financiar përmes transmetimit “live Stream”.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se 2019-ta do të jetë vit i mbrojtjes së konsumatorit.
“Në mjedisin e sotëm, kur të gjithë jemi dëshmitarë të qëndrueshmërisë financiare që gëzon Kosova, duke vendosur sistemin financiar të Kosovës në nivel të krahasueshëm jo vetëm me vendet e rajonit por edhe të atyre të Unionit Evropian, çështja e edukimit financiar ka zënë një rol të veçantë në agjendën tonë zhvillimore. Aq më tepër që sektori i shërbimeve financiare ka një peshë të fuqishme në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, ndërtimin e infrastrukturës vitale dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën. Shërbimet dhe produktet e sektorit financiar prekin jetën e secilit qytetar të Kosovës. Prandaj, ne i jemi mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve tonë për përkrahjen që i kanë ofruar Bankës Qendrore dhe institucioneve tjera relevante në ndërtimin e një tregu financiar, që trajton konsumatorët në mënyrë të drejtë, inkurajon përfshirjen financiare dhe ndihmon qytetarët në përdorimin efektiv të shërbimeve financiare”, ka deklaruar Mehmeti.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se një ndër qëllimet strategjike të BQK-së, është nxitja e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i funksionit të edukimit financiar, me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendime të duhura mbi bazën e njohurive të mjaftueshme.
Në këtë ngjarje Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me anë të së cilit BQK-ja do të shpërndajë nëpër të gjitha shkollat e Kosovës materiale të edukimit financiar, përmes të cilit nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë mundësinë të familjarizohen me konceptet edukative ekonomike-financiare, që është e rëndësishme të instalohen në edukimin e hershëm.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se Banka Qendrore është duke zhvilluar edukimin financiar në funksion të tri dimensioneve kryesore: në funksion të stabilitetit financiar, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe në funksion të gjithë përfshirjes financiare.
“Me përkrahjen e Fondit Evropian për Evropën Juglindore “EFSE” do të realizojmë projektin “Përmirësimi i transparencës së tregut bankar, përmes ndërtimit të Platformës për krahasimin e normave të interesit për bankat”. Kjo platformë do t’iu mundësojë qytetarëve të marrin vendime mbi bazën e informatave të plota dhe të qarta, të shpalosura në një platformë të unifikuar për të gjitha bankat. Gjithashtu kjo platformë do të ndihmojë edhe në rritjen e konkurrencës se shëndetshme në sektorin bankar. Me përkrahjen e Bankës Botërore dhe Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), kemi arritur të dizajnojmë programin “Greenback Project” që i targeton Remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë, vetëdijësimin e dërguesve dhe pranuesve të remitencave, në mënyrë që destinimi i kësaj kategorie e të hyrave të transformohet nga konsumi në investim. Gjithashtu Programi i Remitencave dhe Pagesave do të ndihmojë BQK-në të avancojmë tutje infrastrukturën e sistemit të pagesave, në veçanti aspektin e shtrirjes më të gjerë dhe kostos sa më të volitshme për pagesat e vogla”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Ministri Bytyqi ka falënderuar BQK-në për iniciativën duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje bashkëpunimin.
Ndërkaq, Marco Mantovanelli, Drejtor për Vendin në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Evropë dhe Azi Qendrore i Bankës Botërore, ka thënë se programi i rajonal për remitencat dhe pagesat i nisur me BQK-në dhe i financuar nga SECO do të sjellë reforma ligjore, njohuri financiare, si dhe do të rritet efikasiteti në përdorimin e remitencave.
Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës në Kosovë i Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), u shpreh i kënaqur me mbështetjen e programit për edukim financiar dhe BQK-në në përgjithësi, duke hijezuar rëndësinë e projekteve të realizuara në bashkëpunim me BQK-në.
Guvernatori Mehmeti bashkë me Ministrin Bytyqi kanë ndarë çmimet për nxënësit fitues të konkursit “Mëso, Kurse, Fito”.
Gjatë Javës Ndërkombëtare të Parasë, në funksion të edukimit financiar që do të organizohet nga data 25 mars deri më 30 mars, do të organizohen aktivitete të larmishme, duke nisur nga ligjëratat në universitetet publike dhe ato private, pastaj një ligjëratë do të mbahet në BQK me bankierët e rinj si dhe do të organizohen edhe aktivitete me nxënës të shkollave fillore.