BQK-ja në bashkëpunim me CYFI-n dhe SHBK-në organizojnë punëtorinë për rëndësinë e edukimit financiar

Për dy ditë me radhë, më 22-23 nëntor 2016, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim më organizatën ndërkombëtare Child & Youth Finance International Youth dhe Shoqatën e Bankave organizon trajnimin lidhur me rëndësinë e përfshirjes së palëve të interesit në edukim financiar. Trajnimi ka për qëllim të shpalosë rëndësinë e edukimit financiar dhe të përfshirjes financiare. Gjithashtu, trajnimi synon të tregojë se cilat janë përfitimet nga fuqizimi i edukimit financiar dhe përfshirjes financiare në Kosovë dhe kush janë përfituesit potencialë.
Trajnimi është pjesë e synimeve strategjike të BQK-së, që ndërlidhen me nxitjen e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të funksionit të edukimit financiar, me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendime të duhura.

Në kuadër të temave që do të diskutohen përshihet edhe çështja e lidhjeve ndërmjet edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe qëllimeve të tjera të politikave të mëdha. Aq më tepër do të diskutohen edhe mundësitë për zhvillimin e një strategjie shtetërore, e cila do të mund të ndihmonte në promovimin e edukimit financiar.

Trajnimi ka karakter rajonal dhe në të do të marrin pjesë institucione e organizata të ndryshme që janë të përfshira në çfarëdo mënyre në procesin e edukimit financiar.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë