BQK-ja informon studentët pejanë për qeverisjen korporative dhe menaxhimin e rrezikut

Në përmbyllje të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Banka Qendrore e Kosovës ka organizuar një ligjëratë edhe me studentët e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku para studentëve ka prezantuar znj. Shkëndije Himaj, koordinatore për funksione të përgjithshme në BQK. Znj Himaj ka folur për qeverisjen korporative dhe menaxhimin e rrezikut, rolin dhe rëndësinë e saj, duke theksuar se qeverisja korporative përfshin mekanizmat, sistemin dhe proceset ndërmjet strukturave qeverisese të kompanisë të cilat janë të kontrolluara dhe të drejtuara me qëllim të harmonizimit të interesave të ndryshme brenda kompanive që fundamentalisht kanë për qëllim rritjen e vlerës së kompanisë. “Kryesisht qeverisja korporatave e ka marrë vëmendjen si rezultat i krizave të ndryshme ku si rezultat janë mobilizuar përpiluesit e standardeve ndërkombëtare për të përpiluar parime, udhëzues dhe kode të qeverisjes korporative. Kosova nuk ka një kod shtetëror për qeverisje korporative por ka rregulla, stabdarde dhe udhezues të qeverisjes korporative” ka thënë ndër të tjera Himaj.“Në kuadër të mekanizmave janë aksionarët, bordi dhe menaxhmenti. Ndërsa proceset që zhvillohen janë menaxhimi i rrezikut, kontrollet e brendshme marrëdhëniet në mes të palëve të interesit, zbatimi i politikave procedurave sistemeve etj”, ka theksuar ajo. Himaj shtoi se institucionet financiare që kontrollohen nga BQK-ja kanë një qeverisje të mirëfilltë korporative. Ndërkaq para studentëve ka prezantuar edhe Merdian Kukleci, shef i departamentit të rrezikut, duke folur për menaxhimin e riskut në institucione financiare. Varësisht sa kompleks është procesi aq më komplekse janë edhe rreziqet ka theksuar Kukleci.“Rreziqet me të cilat ballafaqohen institucionet financiare në Kosovë janë tek bankat që kanë rrezikshmëri gjatë kreditimit. Kompanitë e sigurimeve, rreziku sigurues, tek letrat me vlerë është rreziku i tregut ndërsa tek menaxhimi i pasurive rreziku operacional”, ka shtuar ai.Sipas tij, identifikimi jo i plotë i rrezikut ose mungesa e identifikimit është burimi kryesor i problemeve në të ardhmen. Për më shumë prezantimi: Qeverisja Korporative Menaxhimi i Rrezikut dhe Kontrolli.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë