BQK dhe Ambasada Amerikane shënuan fillimin e projektit “ Edukim Financiar për Vendime të Duhura”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në kuadër të edukimit financiar kanë organizuar sot aktivitetin e radhës me nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit, me moton “Edukim financiar për vendime të duhura”. Dhjetëra nxënësve të mbledhur në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, zyrtarë të BQK-së dhe të Ambasadës iu kanë folur rreth rëndësisë që ka edukimi financiar, menaxhimi i mirë i parasë etj. Atyre iu është shpërndarë dhe një broshurë e përgatitur nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë, në kuadër të BQK-së, ku gjenden informata rreth Rolit të Bankës Qendrore të Kosovës në ekonominë e vendit, politikës monetare të Kosovës, letrave me vlerë, sistemit të pagesave, licencimit të institucioneve financiare, strukturës se sektorit financiar dhe tema tjera rreth fushës se ekonomisë dhe financave. Këta nxënës, më 31 tetor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Kursimeve, do t’i shpalosin njohuritë e fituara në kuizin që do të mbahet në kuadër të këtij projekti. “Të marrësh njohuri dhe të zhvillosh aftësitë që të kesh kulturë financiare është vërtet një sfidë. Por ju do të përftoni nga këto shkathtësi përgjatë tërë jetës”, iu tha nxënësve Meredith Rubin, zyrtare e lartë ekonomike nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. “Ju ndoshta do të pyesni pse Ambasada Amerikane e mbështet këtë projekt. Një nga arsyet është se një nga qëllimet dhe shpresa e Ambasadës për Kosovën është rritja ekonomike”. “Ne po punojmë nga afër edhe me Qeverinë e Kosovës, studentët, qytetarët dhe shoqërinë civile, në mënyrë qe ata të jenë “shkaktarët” që do të ndikojnë në ngritjen ekonomike te vendit. Ne duam që të kemi një të ardhme më të mirë për vendin tuaj”, theksoi Rubin.

Gjithashtu znj. Rubin shfaqi gatishmërinë që grupin fitues të kuizit për edukimin financiar do ta mirëpresin për vizitë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Shkëndije Himaj, këshilltare e lartë e Bordit Ekzekutiv – Sektorit Financiar dhe Asistencës Teknike në BQK, e ka vendosur si objektiv kryesor përmirësimin dhe avancimin e edukimit financiar. “Edukimi financiar nuk duhet të ndodhë vetëm për qytetarer e moshës mbi 18 vjet që kanë të drejtë të hapin një llogari bankare dhe te pranojnë shërbime dhe produkte nga institucionet financiare. Studimet e fundit kanë treguar se edukimi financiar është i rëndësishëm që të fillojë qysh në moshat e hershme, sepse ndihmoje ne marrjen e vendimeve optimale si te rritur”, tha Himaj.

Ajo shpjegoi se BQK-ja ka themeluar Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili mundohet që të gjitha ankesat që pranohen nga qytetarët në raport me institucionet financiare t’i trajtojë me kohë dhe korrektësi dhe varësisht nga lloji i ankesës të disenjojë edhe mekanizma të edukimit financiar. “Kjo është një preventivë që iu ndihmon klientëve të institucioneve financiare të marrin vendime të drejta. Ajo i ka porositur këta nxënës që njohuritë që do t’i fitojnë t’i bartin edhe te shokët e tyre. “Presim nga ju që të marrim komente, sugjerime dhe rekomandime, të cilat të mund të na ndihmojnë neve për përgatitjet e radhës ”, u shpreh Himaj. Ajshe Ramosaj zyrtare për edukim financiar në Bankën Qendrore të Kosovës, theksoi që organizimi i kësaj ngjarjeje do të ndikojë sado pak në ngritjen e njohurive financiare dhe rrjedhimisht të ndikojë në marrjen e vendimeve të duhura financiare, përfshirë menaxhimin e parave, kursimet, huatë dhe shpenzimet.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë