Në vazhdën e aktiviteteve të Edukimit Financiar, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 25 maj 2018, ka organizuar një Ligjëratë me studentë të Kolegjit Riinvest. Tema e ligjëratës ishte: Roli i BQK-së në Tregun e Letrave me Vlerë të Qeverisë në Republikën e Kosovë dhe është shtjelluar –ligjëruar para studentëve nga znj. Shkendije Nahi, Drejtoreshë në Departamentin për Menaxhimin e Mjeteve.
Znj. Nahi fillimisht njoftoi studentët rreth menaxhimit të borxhit të brendshëm të Qeverisë përmes ankandeve të organizuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Me tej prezantimi vazhdoi me njoftimin e studentëve t lidhur me procesimin e emetimit, organizimit dhe realizimit praktik të ankandeve të letrave me vlerë të Qeverisë. Tregtimi i letrave me vlerë në Kosovë veçanërisht fillimi i zhvillimit te tregut sekondar ka qenë një ndër sfidat kryesore për zhvillimin e këtij tregu. Znj. Nahi po ashtu prezantoi se cilët janë pjesëmarrësit dhe cilat instrumente financiare tregtohen në përmes tregut primar dhe sekondar.
Ligjërata zgjoi interesim të madh tek studentët duke marrë parasysh pyetjet e shumta që u drejtuan nga audienca gjatë gjithë prezantimit. Studentët ishin të interesuar të informohen më shumë për kohëzgjatjen e maturimit të letrave me vlerë, cili është rreziku i tregtimit të letrave me vlerë të Qeverisë, cila është shuma minimale që mund të ofertohet për këto lloj instrumentesh, si dhe pyetje të tjera relevante.