Banka Qendrore e Republikës së Kosovës lanson Programin e Edukimit Financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Child & Youth Finance International (CYFI), Europian Fund for Southeast Europe (EFSE) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SBK), ka mbajtur sot takimin e tretë të Grupit rajonal të punës për edukimin financiar të të rinjve dhe përfshirjen financiare për Evropën Juglindore. Në takim janë prezantuar zhvillimet në fushën e edukimit financiar, përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse si Turqia, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ngjarjen e sotme e hapi znj.Shkëndije Himaj, Koordinatore për Funksioneve të Përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast foli për rëndësinë kritike të edukimit financiar. “Një ndër qëllimet strategjike të BQK-së, është nxitja e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i funksionit të edukimit financiar, me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendime të duhura mbi bazën e njohurive të mjaftueshme. Këto njohuri mund të përfitohen vetëm me një edukim adekuat financiar që rrjedhimisht njohuritë e përfituara financiare transformohen në sjellje financiare.
Ky do të jetë realiteti optimal që të gjithë ne sot të pranishëm e aspirojmë”. Ajo me tutje shpalosi tri dimensionet kryesore në funksionin e edukimit financiar, dhe atë në funksion të stabilitetit financiar, të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të gjithëpërfshirjes financiare. Këto tri dimensione demonstrojnë rolin kritik që ka edukimi financiar sepse gjithçka fillon dhe përfundon me edukimin financiar. Znj. Himaj pastaj theksoi nevojën për të shtuar vëmendjen ndaj dimensionit të zhvillimit të përshpejtuar teknologjik në veçanti botës virtuale të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve financiare. Më tutje ajo lansoi Programin e Edukimit Financiar të cilin BQK-ja e ka institucionalizuar me përkrahjen e EFSE-së me qëllim të ballafaqimit të sfidave të lartpërmendura.Fjalimi i znj.Shkendije Himaj-Koordinatore për Funksioneve të Përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Venera Hoxha nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore, tha se edukimi financiar nuk është zhvilluar krahas zhvillimeve të hovshme që kanë ndodhur në sektorin bankar. “Edukimi financiar nuk është zhvilluar krahas zhvillimit të sektorit bankar. Nuk duhet të anashkalohen iniciativat që janë bërë duke filluar nga Banka Qendrore e Kosovës, Shoqata e Bankave. Ne mendojmë që një klient i edukuar financiar është në gjendje të marrë vendime të matura dhe të duhura për ta rritur mirëqenien dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik”.

Më pas Besnik Kada,Drejtor në Departamentin për Marrëdhënie me Jashtë në BQK, shpjegoi iniciativat që janë ndërmarrë në të kaluarën për edukimin financiar dhe cilat janë objektivat në të ardhmen. Edukimi financiar si objektiv i Bankës Qendrore të Kosovës është që të nxitë dhe të mbajë një sistem të qëndrueshëm financiar.Ndërkaq Petrit Balija Drejtor i Shoqatës së bankave tha se: “Kemi filluar po thuajse nga zero me shumë pak përvojë por kemi arritur të bëjmë shumë në këtë kohë të shkurtër. Tani e dhe BQK ka marrë një rol qendror dhe akterët tjerë janë shumë përkrahës prandaj e falënderoj BQK për këtë organizim, EFSE për mbështetje dhe natyrisht bankat komerciale”. Më pas duke i shprehur falënderim për një organizim të tillë Bankës Qendrore të Kosovës, Karina Avatkan përfaqësuese nga CYFI, përshëndeti të pranishmit dhe më pas duke elaboruar zhvillimet rreth edukimit financiar dhe mundësive të ngritjes së njohurive rreth kësaj fushe. Grupi Punues Rajonal shërben si mundësi për ndarjen e praktikave më të mira, shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mundësive të asistencës teknike për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit në fushën e edukimit financiar, përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deri në qershor 2017, më shumë se 24 institucione qeveritare nga 10 vende të rajonit janë anëtare të Grupit Punues.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë