Banka Qendrore e Kosovës shënoi Javën Ndërkombëtare të Parasë

Sot edhe në Kosovë u shënua “Java Ndërkombetare e Parasë”, aktivitet ky i cili shënohet në tërë botën. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si pjesë e Organizatës Ndërkombëtare për Fëmijë dhe të Rinj dhe në kuadër të aktiviteteve të saja edukativo-financiare  shënoi  fillimin e kësaj jave me fëmijet e ciklit të ulët,  përkatësisht, shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.  I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, z.Bedri Hamza. Z. Hamza iu drejtua fëmijëve me një fjalë rasti, ku mesazhi kryesor ishte përdorimi i drejtë i parasë. Fëmijët pastaj punuan në grupe ku secili prej tyre shpalosi idetë dhe njohuritë rreth parasë dhe kursimeve.

Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja, që të jenë të përgjegjshëm dhe qytetarë me njohuri ekonomike. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të angazhimit të  fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar se si funksionon paraja, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, punësimin, të qenit ndërmarrës, bankat etj.

Me mbështetjen e duhur në edukimin e gjeneratave të reja do të mundësojmë ngritjen e njohurive financiare me qëllim të  krijimit të  një jetese më të mirë për ta.

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë