Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur konferencë për media për Javën Ndërkombëtare të Parasë

U.D i Guvernatorit z.Fehmi Mehmeti fillimisht përshëndeti mediat dhe i falënderoi për mbështetjen e tyre që i japin BQK-së për të pasqyruar aktivitetet e saj, me qëllim të informimit sa më të drejtë të qytetarëve. U.D i Guvernatorit z.Mehmeti më pas foli për rëndësinë e kësaj jave, aktivitet ky me karakter ndërkombëtar, të cilin edhe BQK-ja tashmë e ka bërë tradicional, që ka për qëllim informimin e qytetarëve për menaxhimin e drejtë të parasë.
Më tej ai theksoi se aktivitetet që zhvillohen gjatë javës së parasë janë kurorëzimi i aktiviteteve në kuadër edukimit financiar me fokus të veçantë të rinjtë dhe fëmijët.
U.d i Guvernatorit z.Mehmeti theksoi se BQK në kuadër të aktiviteteve të saj për edukimin financiar në vazhdimësi po punon që të kontribuojë në këtë drejtim, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth kësaj fushe. ”Këto aktivitete në thelb përmbajnë rëndësinë e menaxhimit të drejtë të parasë nga ana e individëve, rrjedhimisht sa më shumë kursime, fitime të kemi do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e tyre” tha u.d i Guvernatorit.
“Edukimi financiar kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e njohurive të qytetarëve lidhur me menaxhimin e parasë si dhe mundësive që i ofron sistemi financiar i vendit, duke ndikuar kështu aftësimin e tyre për të marrë vendime më të arsyeshme financiare dhe ekonomike. E tërë kjo kontribuon në një sistem financiar më stabil, i cili është edhe objektivi primar i BQK-së” theksoi U.D i Guvernatorit z. Mehmeti .
U.D i Guvernatorit z.Mehmeti shpalosi ndër të tjera edhe agjendën e aktiviteteve që do të mbahen brenda Javës Ndërkombëtare të Parasë, e cila do të shënohet përmes tri fazave ku secila prej tyre do të fokusohet në një aspekt të veçantë.
Faza e parë do t’i dedikohet fëmijëve me fokus tek kursimet. Faza e dytë do t’u dedikohet studentëve të universiteteve të ndryshme me ligjërata të cilat do t’i mbajnë zyrtarët e lartë të BQK-së, ndërsa faza e tretë u dedikohet studentëve të universiteteve/kolegjeve të nivelit bachelor/ master që të marrin pjesë me video edukative.
Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për promovimin e edukimit financiar, U.D i Guvernatorit njoftoi se BQK-ja do të lansojë portalin e “edukimit financiar” në kuadër të faqes zyrtare të BQK-së, ku qytetarët do të mund të qasen në materiale të ndryshme rreth kësaj fushe.

Po ashtu U.D i Guvernatorit bëri një përmbledhje të shkurtër për zhvillimet e sistemit financiar në përgjithësi duke theksuar se “Në vazhdimësi ka rritje të depozitave nga qytetarët e Kosovës, gjë që dëshmon besimin e qytetarëve ndaj institucioneve financiare të Kosovës. Gjithashtu, ka edhe rënje të normave të interesit dhe rënije të nivelit të kredive joperformuese”.

Për më shumë fjalimi i U.D i Guvernatorit Mehmeti.

 

Më shumë artikuj

Pupu ka nje ide

Libër për klasën e pestë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Një ditëlindje më ndryshe!

Libër për klasën e katërt të arsimit fillor

Lexo më shumë

A do të shkojë Pupu në cirk?

Libër për klasën e tretë arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu shkon në bankë

Libër për klasën e dytë të arsimit fillor

Lexo më shumë

Pupu në garën e vrapimit

Libër për klasën e parë të arsimit fillor

Lexo më shumë