SQ
Mbyll

Në kuadër të edukimit financiar Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë (DMJ), ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. DMJ kësaj radhe realizoi aktivitet edukativ me nxënësit e Shkollës fillore “Isa Boletini “në fshatin Boletin, Komuna e Mitrovicës.

Nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth mënyrës së duhur të menaxhimit të parasë dhe u informuan me tema dhe çështje nga fusha e ekonomisë. Si të njohim vlerën e parasë, ndërtojmë dhe menaxhojmë buxhetin personal, si të prioritizojme nevojat kundrejt dëshirave, si të krijojmë shprehitë e të kursyerit, cili është roli dhe rëndësia e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës në ekonominë e vendit, si funksionon sistemi financiar në Kosovë e shumë tema tjera relevante u bashkëbiseduan me nxënësit e kësaj shkolle.

Aktiviteti u realizua me dy klasa nxënësish dhe morën pjesë rreth 40 nxënës. Pyetjet e nxënësve të klasës së VIII, ishin rreth funksionimit te sistemit financiar, si funksionon një bankë, si funksionojnë kartelat bankare, nga financohet BQK, etj . Gjithashtu me nxënësit e klasës së V-të, u bisedua për temat si: buxheti grupor, fitimi, investimi, ndërmarrja, kursimi, ideimi i një projekti etj. Nxënësit gjithashtu realizuan punime kreative duke e punuar  buxhetin e tyre personal duke ndarë kursimet, shpenzimet dhe paratë për dhurim.

Në kuadër të Programit të Edukimit Financiar, BQK-ja vazhdon që përmes këtyre aktiviteteve  të ndikojë në nxitjen e fëmijëve që nga mosha e re të informohen e mësojnë rreth mënyrës se duhur të menaxhimit të financave personale.

Fillon shpërndarja e librave të edukimit financiar nëpër shkollat e Kosovës Remitancat dhe rëndësia e tyre për individin dhe ekonominë
Skip to content