SQ
Mbyll

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bashkëbisedoi me studentë të edicionit të 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës rreth rolit të BQK-së në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe funksionimit të sektorit financiar.

Guvernatori Mehmeti me këtë rast theksoi  se Kosova ka një sistem financiar stabil, i cili çdo ditë e më tepër po luan rolin e tij të rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit,  dhe sektori bankar si komponent kryesore e sistemit financiar në vend karakterizohet me rritje të vazhdueshme te zhvillimit në të gjithë indikatorët e saj.
“Falë stabilitetit, ky sektor është çdo ditë e më tërheqës për investitorët e jashtëm. Stabiliteti Financiar te cilin e gëzojmë sot është rezultat politikave rigoroze fillimisht të licencimit dhe më pas edhe të mbikëqyrjes dhe rregullimit të institucioneve financiare që operojnë në tregun tonë. I gjithë angazhimi i BQK-së në këtë drejtim është i udhëzuar me direktiva të Bashkimit Evropian, dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi  me Bankën Qendrore Evropiane. Si rezultat, BQK-ja ka nisur me  zbatimin e kërkesave të Bazel 3 që aktualisht po aplikohet në Bashkimin Evropian. Gjithashtu,  kemi zhvillime pozitive edhe në sektorin e sigurimeve dhe në atë të institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër drejtuesit dhe studentët e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës parashtruan pyetje të ndryshme për funksionimin e sektorit financiar në Kosovë dhe falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëbisedimin.

BQK shënon Ditën botërore të kursimit Fëmijët e Akademisë verore, mësojnë për kursimin e parasë
Skip to content