Shqip
Mbyll

Ligjëratë në Universitetin e Prishtinës për rolin dhe rëndësinë e sigurimeve në ekonominë e vendit

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, morën pjesë në ligjeratën për rolin dhe rëndësinë e sigurimeve në ekonominë e vendit. Ligjërata u realizua nga drejtoresha e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në BQK, znj. Ramize Ramadani, me studentët e nivelit bachelor, programi Banka dhe Financa në kuadër të lëndës – Kontabiliteti i kompanive të sigurimit, të mbajtur nga profesoresha, znj.Edona Perjuci.

Përveç rolit dhe rëndësisë së sigurimeve në ekonominë e vendit, studentët u informuan gjithashtu për rolin dhe përgjegjësitë e BQK-së, me fokus të veçantë sektorin e sigurimeve, duke shtuar këtu edhe procesin e mbikëqyrjes së këtij sektori dhe të dhëna të tjera relevante për sigurimet. Duke qenë se ligjërata është mbajtur në kuadër të lëndës Kontabilititi i kompanive të sigurimeve, përmbajtja e ligjeratës plotësoj dhe thelloj njohuritë e tanishme të studentëve mbi sigurimet.

Në këtë ligjëratë, studentët pjesëmarrës u interesuan për mënyrën e funksionimit të BQK-së në fushën e mbikëqyrjes financiare dhe parashtruan pyetje të ndryshme rreth këtij sektori.

Profesoresha dhe studentët falënderuan drejtoreshën e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në BQK, Ramize Ramadani, për informacionet e ofruara dhe shprehën interesimin që të vazhdohet edhe në të ardhmen me ligjërata.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punime me titull: “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” Studentët e Kolegjit UBT njoftohen me punën e BQK-së