SQ
Mbyll

KONKURS – “Konkursi për ese”

Titulli: “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, fton nxënësit e klasave dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për Esenë më të mirë për edukim financar.

Titulli: Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë maksimum 2 000 fjalë;

Eseja me temën Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj!”, mund të shtjellojë konceptet si në vijim:

  • rëndësinë e menaxhimit te parave,
  • pikëpamjet tuaja mbi rolin dhe rëndësinë e menaxhimit të financave personale,
  • ndikimi i sjelljes individuale financiare, jo vetëm për të ardhmen financiare, por edhe për mjedisin dhe shoqërinë,
  • Qëndrimin e të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar, si dhe dëshirat / qëllimet që përpiqeni t’i realizoni përmes kursimeve tuaja;
  • Eseja duhet të jetë origjinale, kreative, motivuese dhe jo e kopjuar apo e përkthyer;
  • Eseja duhet të jetë në gjuhën Shqipe/ serbe/turke/boshnjake/angleze.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: [email protected]

Në subjekt shënoni: “Konkursi për ese”

Mos harroni të shënoni :

– Emrin dhe mbiemrin;      

– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 30 prill 2023.

7 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i I- 200 euro,

Çmimi i II -150 euro,

Çmimi i III-100 euro,( 5) .

Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së, dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së  www.bqk-kos.org , platformës së  BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë përmes [email protected]. Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!

Aktiviteti i edukimit financiar me nxënësit e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon fillimin e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë
Skip to content