SQ
Mbyll

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të promovimit të hulumtimeve shkencore, fton të gjithë hulumtuesit e rinj të aplikojnë me punën e tyre shkencore për çmimin e BQK-së për ekonomistët e rinj. Nëpërmjet të kësaj thirrjeje, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall:


KONKURS PËR PUNIME KËRKIMORE
me temat:

  • Roli i financave të gjelbra (Green Finance) në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.
  • Siguria kibernetike, privatësia dhe besimi në financa.
  • Anëtarësimi në SEPA si faktor nxitës për integrime evropiane.
  • Inovacionet teknologjike financiare dhe ndikimi i tyre në qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare.
  • Rëndësia e edukimit financiar në mbrojtjen e konsumatorit.

Kriteret e përmbajtjes së punimit

  • Punimi duhet të jetë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
  • Punimi duhet t’i plotësojë kriteret e një punë shkencore dhe mund të jetë në formën e ngjashme të një  temë të diplomës (Bachelor), pjesë nga tema e  diplomës pasuniversitare (Master) apo pjesë nga  tema e  doktoratës (Ph.D.).
  • Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe apo serbe, por secili version duhet të jetë edhe në gjuhën angleze sepse do të bëhet verifikimi i standardeve etike për plagjiaturë.
  • Punimi nuk duhet të jetë më gjatë se sa 8500 fjalë.
  • Rregullat dhe standardet e citimeve të referencave duke përdorur manualin e publikimeve APA (Edicioni 7), Chicago, Harvard apo edhe çdo model tjetër.
  • Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
  • Punimi kërkohet të jetë në versionin M.S Word lloji i shkrimit duhet të jetë Times New Roman, madhësia 12 me hapësirë 1,5.
  • Sistemi i citimit  të referencave preferohet të përdoren programet softverike: Mendelay (Mendeley – Reference Management Software), Endonte (EndNote – The Best Citation & Reference Management Tool)  apo edhe Zotero (Zotero | Your personal research assistant).

Kriteret për përzgjedhjen e punimit nga komisioni vlerësues në BQK

  • Pa paragjykuar pikën paraprake, vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve, varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni vlerësues, andaj cilësia e punimeve shkencore të dërguara përcakton numrin e shpërblimeve që do të ndahen. BQK ruan të drejtën të zvogëlojë numrin e shpërblimeve, varësisht nga cilësia e punimeve të pranuara.
  • Fituesit e çmimeve të mëparshme, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm (në tri vitet e fundit) të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë në këtë konkurs.
  • Punimet që nuk përkojnë me rregullat e etikës apo që janë të përgatitura përmes platformave të inteligjencës artificiale do të refuzohen dhe procedohen sipas praktikave ligjore në fuqi, duke njoftuar edhe universitetet përkatëse lidhur me këtë.

Kriteret për aplikim

  •  Kandidatët duhet të jenë studentë të Kosovës që studiojnë në Kosovë apo jashtë Kosovës.
  •  Kandidati mund të jetë autor individual apo autor kryesor apo mund të ketë bashkautor të punimit.
  • Kandidati që sjell tema të tjera e që nuk janë relevante me temat e caktuara në këtë konkurs, punimi i tyre nuk do të merret parasysh.
  • Kandidati duhet të jetë student i nivelit Bachelor, Master apo të Doktoratës.
  • Punimi nuk mund të jetë punim i publikuar në gazeta shkencore më parë.

Procedura e aplikimit

  • Studentët e interesuar mund të aplikojnë:
    Duke dorëzuar punimet e tyre në versionin elektronik (PDF), në [email protected], apo kopje me shkrim të dërguar në adresën: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj, Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  • Biografinë tuaj për referencë.
  • Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës, e cila vlen në rastin kur studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit.
  • Kopjen e letërnjoftimit dhe detajet e kontaktit, si: e-mail adresën, numrin e telefonit dhe adresën postare të banimit.
  • Dëshmi që vërteton nivelin e studimeve Bachelor, Master apo Doktoraturë në Kosovë.
  • Pas analizimit të punimeve të pranuara, do të njoftohen vetëm kandidatët, punimet e të cilëve do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues.


Shpërblimet

Fituesve do t`ju akordohet mirënjohje nga BQK për kontributin e tyre. Fituesit do të shpërblehen:

Çmimi i parë 1600 euro

Çmimi i dytë me 1100 euro

Çmimi i tretë 900 euro

Çmimi i katërt 800 euro

Çmimi i pestë 600 euro

Data e fundit për dorëzimin e punimit është 30 shtator 2024, ora 16.30.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për videon më të mirë me titull: “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde” BQK nënshkruan Marrëveshje me Fakultetin Ekonomik për avancim të bashkëpunimit dhe aktiviteteve në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financia
Skip to content