SQ
Mbyll

anka Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) si bashkë organizatore me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe me mbështetjen e German Sparkassenstiftung for International Cooperation, organizuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Stock Market Learning Competition” për bankierë të rinj, si pjesë e organizimeve të përbashkëta dhe dakorduara sipas Memorandumit të Mirëkuptimit me shoqatat e sektorit financiar.

Në këtë aktivitet, Zëvendësguvernatorja e BQK-së, znj. Nesrin Shileku-Shala, theksoi rëndësinë e edukimit financiar dhe të përvojës praktike në përgatitjen e profesionistëve të rinj për sfidat e tregut financiar. Ajo nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të BQK-së në forcimin e edukimit financiar, mbrojtjes së konsumatorit dhe përfshirjes financiare, duke e reflektuar këtë angazhim edhe përmes aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Globale të Parasë.

Përmes kësaj gare, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi funksionimin e tregjeve të kapitalit dhe të zhvillojnë aftësi praktike në vendimmarrje investuese, në një mjedis simulues të tregtimit.

Një ditë me parë, me rastin e hapjes së Javës Globale të Parasë, BQK shpalli fituesit e kësaj gara për studentët me një ceremoni të veçantë ku u shpërblyen 11 fitues.

Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala gjithashtu rikonfirmoi fokusin strategjik të BQK-së në zhvillimin e tregjeve të kapitalit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

BQK mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit financiar dhe në ndërtimin e një shoqërie financiarisht të edukuar dhe të qëndrueshme.

KONKURS PËR PUNIME KËRKIMORE Zëvendësguvernatori Fusha pjesë e panelit për rolin e parasë digjitale në luftimin e evazionit tatimor në kuadër të Javës Globale të Parasë